Çifti i “Love Island”/ Denis Mançe, pasi Xhesika i njofton ndarjen: S’ka kuptim të jemi bashkë, nëse ti…

Çifti i “Love Island”/ Denis Mançe, pasi Xhesika i njofton ndarjen: S’ka kuptim të jemi bashkë, nëse ti…

August 6, 2024 0

Xhesika Elezi dhe Denis Mançe, çifti i cili u bë i njohur nga ‘Love Island’ duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Si fillim këtë e ka bërë të ditur vetë Xhesika me një postim në InstaStory ku shkruan ‘’kishit të drejtë kur më paralajmëruat se po bëja zgjedhjen e gabuar.”

Mirëpo pas këtij postimi nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Denisi i cili pretendon se keqkuptimet midis çifti kanë lindur si pasojë e një pale të tretë që ka ndërhyrë në marrdhëniën e tyre.

“Për herë të dytë më është dashur të përballem me mendimin e tretë rreth çeshtjes çfarë bëj çfarë them edhe si sillem. Isha në pozitën ose të transformoj personin e dytë mos marrë për bazë personin e tretë ose ti kthehesha përsonit të tretë,”– ka thënë Denisi duke na lënë të kuptojmë që edhe herën e parë ku çifti janë ndarë ka ndikuar një palë e tretë.

Ndër të tjera Mançe ka shkruar: “Nëse ti nuk je në një faqe me mua, nëse ti nuk je në një linjë me mua, nëse gjërat të cilat të lumturojnë ty mua nuk më lumturojnë dhe gjërat që më lumturojnë mua ty nuk të lumturojnë atëherë cfarë kuptimi ka të jemi bashke.”

Mesa duket problemet midis dyshes kanë filluar 20 ditë më parë por asnjëri prej tyre nuk ka qënë i qartë për të kuptuar se cfarë ka ndodhur konkretisht.

Mesa duket problemet midis dyshes kanë filluar 20 ditë më parë por asnjëri prej tyre nuk ka qënë i qartë për të kuptuar se cfarë ka ndodhur konkretisht.

Kujtojmë që Denisi dhe Xhesika kishin qenë në një marrëdhënie dashurie para se Mançe të bëhej pjesë e ‘Love Island’.

Asaj kohe ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, ishte Xhesika ajo e cila mori guximin të bëhej pjesë e të njëtit format për tu “hakëmarrë” ndaj ish të dashurit të saj.

Mirëpo gjërat nuk shkruan ashtu siç 29 vjeçarja kishte menduar. Gjatë qëndrimit të tyre në atë në atë shtëpi çifti e filloi edhe një herë romancën e tyre nga ku e kishin lënë.

Prej asaj kohe ata u bënë të pandarë, shiheshin mjaft aktiv në rrjetet sociale si edhe kishin një llogari të përbashkët në Tik-Tok nga ku postonin për ndjekësit video humoristike.

Edhe pse njoftuan ndarjen e tyre dyshja ndiqen akoma në rrjetet sociale dhe gjithashtu  nuk i kanë fshirë akoma postimet e tyre së bashku.

revista.one/