“Lëndimi i lehtë trupor nuk justifikon urdhërarrestin”, avokati i Noizyt: Dëmtimet e Medi Isenit, jo për shkak të këngëtarit
August 8, 2024Besnik Berisha, avokati i Noizyt i cili ndodhet në paraburgim pas një sherri të ndodhur në Pejë, ka reaguar duke thënë se urdhërarresti është i paligjshëm.
Në një reagim në rrjetet sociale, avokati shprehur se ndryshe nga sa është raportuar, Medi Iseni ka dëmtim të lehtë trupor.
Sipas tij Prokuroria Themelore e Pejës nuk mundet të sigurojë dot as një akt ekspertim për plagosje të rëndë ndaj Medi Isenit.
Reagimi i avokatit të Noizyt:
Dy fjalë për Noizyn meqë urën e “hapëm” . Noizy kunderligjshëm pandehet për lëndim te rëndë trupor dhe kjo do te provohet në të ardhmen e afërt.
I dëmtuari në këtë rast ka pësuar vetëm dëmtime të lehta trupore, ndonëse jo për fajin e Noizyt e as për shkak të përfshirjes se tij në këtë incident.
Lëndimi i lehtë trupor nuk justifikon urdhërarrestin dhe as paraburgimin. Pikë!
Siç duket Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka guxim që dokumentacionit mjekësore t’i sigurojë aktekspertim.
Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kanë me çka .
P.S. Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se unë si avokat i Noizyt u përgjigjem kur të doni.
revista.one/