I bashkohet VIP-ave të tjerë, Egla Ceno kërkon lirimin e Noizyt

I bashkohet VIP-ave të tjerë, Egla Ceno kërkon lirimin e Noizyt

August 12, 2024 0

Noizy dhe DJ Crax u arrestuan pak ditë më parë në Shëngjin pasi po kërkoheshin nga Policia e Kosovës për një incident të ndodhur në Pejë. Në kërkim nga policia për ndihmë në këtë rast po kërkohet edhe reperi tjetër, Stresi.

Këtë kohë personazhe të famshme kanë reaguar në lidhje me ngjarjen, duke kërkuar që të lirohet Rigels Rajku (emri i vërtetë).

E së fundmi një reagim e ka bërë edhe fituesja e edicionit të tretë të Big Brother, Egla Ceno.

“Të lirohet Noizy”, ka shkruar ajo.

Disa nga yjet e shoubizit gjithashtu mendojnë se 38-vjeçari po mbahet padrejtësisht në burg.

Noizy dhe Crax është thënë se do të ekstradohen në Kosovë.

revista.one/