“Kshu më mërzit mua”, Ervis Behari dhe Deivis Myslymi ia marrin këngës në studio
September 3, 2024Me një hyrje ndryshe nga vitet e mëparshme, ‘Ftesë në 5’ dje është hapur me këngën virale të verës 2024, nga Ervis Behari dhe Deivis Myslymi, ‘Kshu më mërzit mua’.
Pas momentit të hareshëm, djemve në studio u është bashkuar Bieta, e cila ka pohuar se nuk mërzitet asnjëherë nëse janë të ftuarit special aty. Të tre në studio nuk ngurruan të marrin vallen, duke e kthyer këtë hapje në një festë të vërtetë.
Gjatë intervistës Ervis Behari duke folur për jetën e tij, tregoi se si kënga “Dajo”, që i siguroi suksesin në tregun muzikor, mbrapa kishte një histori të trishtë.
“Kënga erdhi pas një momenti të vështirë, sepse nëna ime ka ndërrur jetë disa vite më parë. Unë isha i ri, 22 vjeç, dhe akoma s’e kisha marrë këngën në rrugën artistike”, – tregon Ervisi i emocionuar.
Më tej, ai shton se njëri nga dajat e tij ka qenë vërtet një mbështetje shumë e madhe për të, edhe financiare:
“Kam bërë këtë këngë dhe nuk kisha lekë. Daja ka qenë një suport i madh, ka qenë më i afërt dhe në atë periudhë. Mblodha sa munda dhe kam bërë këngën e “Dajës” një vit më vonë, e cila rezultoi shumë e suksesshme. Me dajën kemi një marrëdhenie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kush zgjohet i pari, i thotë tjetrit “mirëmëngjes”. Është e rrallë të kesh një marrëdhënie të tillë…”
revista.one/