“Nuk zihem me femra për një mashkull” – bën bujë një video e Antonelës kur ishte në Big Brother VIP

“Nuk zihem me femra për një mashkull” – bën bujë një video e Antonelës kur ishte në Big Brother VIP

September 3, 2024 0

Modelja Antonela Berisha, ka qenë një emër shumë i komentuar në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania. Ajo ka qenë shumë e zëshme dhe asokohe pati një debat të ashpër me këngëtaren Big Mama.

Pas rastit me një modele në Tiranë, është shpërndarë një video e saj gjatë kohës që ishte në BBVA.

Biondja kishte deklaruar se nuk hyri në atë format për t’u zënë me femrat, e aq më pak për meshkuj.

“Këtu kam ardhur të tregoj Antonelën e vërtetë, që nuk është agresive dhe nuk shkon për me u zënë me femrat as për një mashkull, as për askënd”, qenë fjalët e Berishës.

Antonela së bashku me motrën e saj janë në kërkim nga Policia, pasi u përfshi në një akt dhune ndaj modeles Klea Prenga, 24 vjeçe.

 Ngjarja u shënua mbrëmjen e 6 gushtit 2024, në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë. Vetë e dhunuara denoncoi në Instagram ish konkurenten e Big Brother dhe motrën e saj se fshiheshin pas dhunimit duke publikuar dhe foto dhe video pas dhunës ku ajo duket se ka marrë dëmtim të rëndë në fytyrë.

Ish banorja e BBV dhe motra e saj, siç pretendon e reja, e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se “ky është mësimi që merr kur futesh në mes të familjes”.

revista.one/