“Shtratin e kam ‘queen size’”! Cubi Metkaj në pritje të kingut

“Shtratin e kam ‘queen size’”! Cubi Metkaj në pritje të kingut

September 11, 2024 0

Aktorja e njohur Cubi Metkaj së fundmi ka dhënë një interviste ku përveç se ka folur rreth angazhimeve që pati këtë verë preku edhe pak jetën private.

E pyetur për përmasat e shtatit të saj Cubi u shpreh se  se e ka “queen size”, dhe se po pret një “king” (mbret) krah saj.

“Po tani unë krevatin të madh e kam, dopio. E kam ‘queen’, të lutem se jam një ‘queen’. Kështu që ‘king’-u po të dojë, e ka vendin aty. Po s’deshi, ec çuno,” është shprehur Cubi.

Ndër te tjera ajo është pyetur nëse është single dhe si e ëndërron partnerin e saj.

Të jetë një njeri që të më kuptojë, të jetë në të njëjtin ‘vibe’ me mua, kështu në mënyrë absolute se ndryshe nuk funksionon dhe të punojë, tha Metkaj për emisionin “Në shtëpinë tonë”.

Mirëpo përgjigjen nesë është single ose jo Cubi preferoi ta lërë enigme teksa tha se:

Nuk thashë gjë, thashë që krevatin e kam ‘queen’. Bujrum “king”-u!

Me Julin jam mërzitur”

Cubi Metkaj, Julian Deda dhe Visjan Ukcenaj përveçse janë kolegë, janë edhe shumë miq me njëri-tjetrin. Kjo u vu re edhe kur Juli ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, ku ata të dy hynë për t’a surprizuar dhe për t’i thënë se e mbështesnin.

Cubi duke qeshur tha se ‘është mërzitur me Julin pasi e ka tradhtuar me Xhemin’, e për këtë arsye mes tij dhe Visjanit zgjedh këtë të fundit.

Pjesë nga intervista:

Ke një lidhje shumë të madhe me Visjanin, jo vetëm se bëni rol bashkë në skenë, por edhe përtej besoj se jeni shokë

Po, ne kemi 21 vite bashkë

Di që edhe me Jul Dedën je një shoqe shumë e mirë

Po, po, sigurisht. Me çunat jemi njohur në “Apartament” dhe shoqëria jonë ka qenë e pandashme

Mendojnë njerëzit se keni jetuar në një apartament, jo ka qenë një program

Tani Cubi zgjidh mes të dyve, Visjanin apo Julin? Merr kohën tënde

Nuk e marr kohën fare, me Julin jam mërzitur se më ka tradhtuar me Xhemin. Kështu që i qëndroj besnike Visjanit. Çunat i dua vërtetë shumë dhe përtej kolegë, kemi raporte shumë të mira familjare me njëri-tjetrin.

revista.one/