Lajm i mirë nga Greqia, gjendet 23-vjeçarja shqiptare

Lajm i mirë nga Greqia, gjendet 23-vjeçarja shqiptare

September 16, 2024 0

Një lajm i mirë vjen nga Greqia. 23-vjeçarja shqiptare Artiola Meksi e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja prej 13 shtatorit është gjetur dhe është bashkuar me familjarët e saj.

Mediat helene raportojnë se 23-vjeçarja shqiptare ëhstë gjetur falë ndihmës së qytetarëve që kanë telefonuar te “Buzëqeshjes së Fëmijës”, duke bërë të mundur që Artiola të bashkohet me familjen e saj.

Raportohet se ajo është shëndoshë e mirë dhe nuk ka asnjë lëndim.

Njoftimi nga “Buzëqeshja e Fëmijës” dhe Policia e Selanikut

23-vjeçarja shqiptare në Greqi, Artiola Meksi është raportuar e humbur prej pesë ditësh në Selanik. Sipas policisë e reja me origjinë shqiptare ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 11 Shtator në zonë e Harilaou në Selanik.

Policia e Selaniku në një njoftim zyrtar jep të dhënat e saj duke theksuar se e reja është e gjatë 1.60 m, peshë normale, flokë të zeza dhe sy të gjelbër. Gjithashtu në njoftim theksohet se 23-vjeçarja ishte e veshur me një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins.

Sipas një njoftimi të “Buzëqeshja e Fëmijës” mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.

Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen.

“Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen”, thuhet në njoftim.

revista.one/