Kiara Tito nis me provat për emisionin e ri! Luiz Ejlli nuk mungon me batuta

Kiara Tito nis me provat për emisionin e ri! Luiz Ejlli nuk mungon me batuta

September 20, 2024 0

Moderatorja e njohur Kiara Tito, se fundmi bëri të ditur emisionin të cilin do të drejtojë këtë sezon. Teksa ka filluar me provat për veshjen dhe setet fotografike, ajo ka postuar disa momente në Instagramin e saj me mbishkrimin: “Ky sezon do të jetë flakë” Mirëpo ajo që ra në sy dhe u duk mjaft humoristike ishte komenti i Luiz Ejllit, partnerit të Kiarës i cili komentoi poshtë postimit “E sigurt që ky sezon portokallie do të ndiqet edhe në Shkodër.”

Ky koment shkaktoi mjaft reagime tek ndjekësit të cilët qeshnin më poshtë.

Kujtojmë që Kiara dhe Luizi, pasi u njohën në shtëpinë e Big-Brother Vip dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre po aty, tani gëzojnë një jetë të lumtur si në çift ashtu edhe në karrierë. Dyshja e cila postojnë shpesh rreth përditshmërisë në rrjetet sociale, së fundmi janë bërë prindër të një vajze që e kanë quajtur Luna Mari.

revista.one/