Humbi shikimin pas aksidentit, reagon Kristian Boçi: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy

Humbi shikimin pas aksidentit, reagon Kristian Boçi: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy

September 20, 2024 0

Për biznesmenin Kristian Boçi dhe familjen e tij këto ditë nuk janë aspak të lehta. Pas aksidentit që bëri pak ditë më parë, Boçi njoftoi se fatkeqësisht kishte humbur shikimin në syrin e majtë.

Ditën e sotme ai ka publikuar një foto ku shihet me nënën e tij në Spitalin Universitar të Tiranës. Përmes këti postimi ai ka falenderuar Zotin edhe të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe janë shqetësuar për shëndetin e tij. Po ashtu ai ka falenderuar veçanërisht bluzat e bardha në Spitalin Ushtarak të cilët janë kujdesur për të që prej momentit të aksidentit.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo SMS. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Kristian Boçi.

Kristian Boçi u aksidentua teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të jugut të vendit së bashku me dy fëmijët e mitur. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit më 13 shtator 2024, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës, më 28 qershor sekuestroi 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi, Elman Abule, Vladimir Avrami si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me ta. Gjithsesi Gjykata më pas vendosi heqjen e sekuestros.

revista,one/