“Kam kaluar eksperiencë të keqe”, Ketrina tregon pse merr pjesë në “Për’puthen”

“Kam kaluar eksperiencë të keqe”, Ketrina tregon pse merr pjesë në “Për’puthen”

September 24, 2024 0

Konkurrentja e parë e këtij sezoni të “Për’puthen” është bukuroshja kaçurelse nga Kosova, 22 vjeçarja, Ketrina Gashi. Gjatë prezantimit të saj në studio, Ketrina u ngacmua pak nga opinionistja Zhaklin Lekatari, ku ka treguar eksperiencat e këqija që ka kaluar deri më tani në takimet e para me djemtë, ku shprehet se djemtë janë munduar ta prekin, puthin pa dëshirën e saj.

Zhaklina: Ke kaluar ndonjë tradhti që të ka shtyrë të vish në “Për’puthen”?

Ketrina: Për të kaluarën nuk flas e kaluara është e kaluar…është një eksperiencë e keqe që ka kaluar dhe ka qenë edhe shtysa qe kam ardhur në “Për’puthen”, më paragjykojnë për pamjen dhe nuk shohim për më tej.

Megi: I ka ndodhur një histori e pakëndshme, dikush ka tentuar ta prek, ta puth pa dëshirën e saj…

revista.one/