Olta Gixhari publikon portretin e parë familjar, shfaqet krah bashkëshortit dhe dy djemve

Olta Gixhari publikon portretin e parë familjar, shfaqet krah bashkëshortit dhe dy djemve

September 28, 2024 0

Aktorja e njohur Olta Gixhari, edhe pse një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, jetën private është munduar gjithmonë ta mbajë larg syrit të publikut. Mirëpo së fundmi ajo ka postuar në llogarinë e saj “Instagram” fotot e para familjare ku shihet me bashkëshortin edhe dy djemtë e saj.

Ju prezantoj me lumturitë e mia” ka shkruar Olta krah fotove, ndërsa nuk ka nguruar të vëri në pah edhe lodhjen e një nëne e cila ka qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës duke u kujdesur për të voglin e saj.

Ps: injoroini rrathet e mi te syve,do vi dita qe edhe une do fle,” ka shtuar ajo. Sic duket familja ka vendosur të kalojë disa kohë së bashku dhe këtë e lajm e kanë ndarë edhe me ndjekësit.

Kujtojmë që pas mbarimit të BBV, Olta u bë nënë e një djali të dytë.

Ajo është parë e fokusuar tek familja dhe të qënit nënë gjatë gjithë kësaj kohe duke mos u marrë me asnjë projekt televiziv.

Para pak ditësh në një intervistë aktorja u shpreh se para se të mirëpriste në jetë fëmijët njerëzit i thoshin “Ti mami? Kurrë!”. Aktorja theksoi se fjalët e “vrisnin”, por shtoi se “mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”.

revista.one/