Bardhi: Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet

Bardhi: Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet

October 7, 2024 0

Reperi nga Kumanova, Bardhi, pak ditë më parë solli një këngë të re të quajtur “Çikës tem”. Në bazë të titullit, ky projekt i është dedikuar vajzës së tij, e cila pritet të vijë në jetë së shpejti.

E në këtë këngë, ai ka shpalosur shumë detaje nga jeta private dhe karriera profesionale, duke mos munguar edhe ‘kunjat’ për të tjerët.

Në një varg duket të ketë thumbuar ish-menaxhmentin e tij, me të cilin ka qenë për më shumë se katër vjet. Ai hodhi akuza duke thënë se tani po ia anulojnë edhe koncertet dhe se po qëndron keq nga ana financiare.

“Ju thash vllazni, e bash qata m’vranë, e kohëve të fundit kam marrë borxhe me pagu qiranë se me njerëzit që ndava bukën e i ndava dertet, sot po mi anulojnë koncertet, tmerr”, shprehet Bardhi përmes rreshtave.

Bardhi që nga Big Brother VIP Albania 3 po shijon një romancë me modelen Sara Gjordeni, me të cilën po bashkëjeton në Tiranë.

revista.one/