Ledina Çelo nis provat në jurinë e “X Factor Albania 2024”

Ledina Çelo nis provat në jurinë e “X Factor Albania 2024”

October 9, 2024 0

Ledina Çelo, një nga ikonat më të njohura të muzikës shqiptare, është konfirmuar si anëtare e jurisë së spektaklit të njohur X Factor Albania 2024.

Pasi ka shkëlqyer me karrierën e saj ndër vite, Çelo rikthehet në një rol që kërkon të evidentojë talentet e reja shqiptare. Ajo do të jetë pjesë e jurisë së edicionit të pestë të këtij spektakli që ka fituar zemrat e shqiptarëve.

Ajo ka nisur provat bashkë me kolegët e saj.

Në natën e parë të audicioneve, disa prej konkurrentëve kanë performuar këngë të njohura si “Always Remember Us” dhe “Before I Go,” duke tërhequr vëmendjen e jurisë.

X Factor Albania 2024 pritet të jetë një platformë për artistët e rinj të cilët do të sfidojnë veten për të fituar zemrat e publikut dhe për të shënuar një fillim të ri në karrierën e tyre muzikore.

revista.one/