Romeo reagon pas poezisë së Heidit, që e lexoi Egla

Romeo reagon pas poezisë së Heidit, që e lexoi Egla

October 14, 2024 0

Çdo detaj apo veprim të Romeos e Heidit, ndjekësit e shohin si një përgjigje për pyetjen e famshme: “A janë ndarë apo jo Heidi dhe Romeo?”

Mbrëmjen e te shtunës në TCH, Egla Ceno ka zbuluar një poezi të shkruar nga Heidi, të cilën ajo ia kishte nisur vajzave të panelit në një bisedë private.

Poezia ishte tepër e ndjerë dhe e emocionoi Heidin, ndërsa ndjekësit menjëherë e kanë lidhur me situatën e saj me Romeon.

Nga ana tjetër, menjëherë pas transmetimit, Heidi ka reaguar në rrjete sociale, duke postuar versionin origjinal të poezisë në gjuhën italiane, duke vendosur edhe datën kur e ka shkruar, duke shpjeguar kështu se poezia i përket më shumë se 2 viteve më parë, më datë 10 gusht 2022.

Ndërkohë Romeo Veshaj ka hequr të gjitha fotot nga instagrami i tij mbrëmjen e djeshme. Kjo lëvizje vjen një natë pasi në programin “Goca dhe gra” u lexua një poezi e Heidit ku flitej për lëndim të ndjenjave. Nuk dihet nëse këto dy ndodhi janë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi dyshja ndiqen ende në rrjetet sociale ndërsa Heidi ka në profilin e saj të gjitha fotot me Romeon.

Kjo nuk është hera e parë që Heidi publikon poezi. Para tre muajsh Heidi i dedikonte një poezi partnerit të saj.

Më poshtë ua sjellim vargjet e dashurisë së Heidit drejtuar Romeos:

“Dashuroj çdo gjë që është ndryshe, e dashuroj adrenalinën, me ty ka kuptim.

Dashuroj gjithçka që është e çmendur. Dashuroj gjithçka të kripur, çdo gjë që gërryhet, që mbetet, që të ndryshon përgjithmonë…

Dashuroj gjithçka që lë gjurmë.. pak si heronjtë.

Dashuroj gjithçka që jemi ne”.

revista.one/