“Ka arsye të tjera”/ Heidi shpjegon pse qëndron në Shqipëri pas krizës me Romeon
October 16, 2024Heidi dhe Romeo, kanë vendosur të qëndrojnë të tërhequr sa i takon marrëdhënies së tyre duke mos treguar asnjë detaj për fansat e tyre. Fshirja e fotove nga rrjetet sociale ka shtuar dyshimet se romanca mes tyre ka marrë fund, por deklarata e fundit e Heidit na tregon që jo.
Ditën e djeshme ish-banorja e “BBV” ishte e ftuar në radion Top Albania, ku në mënyrë të tërthortë deklaroi se arsyeja pse vazhdon të qëndrojë në Shqipëri nuk është kontrata në emisionin “Goca dhe Gra”, por mbase Romeo apo diçka tjetër.
“Mua s’më mban në një vend profesioni ose puna. Ka shumë arsye të tjera që unë të rri në Shqipëri”, deklaroi Heidi Baci.
Heidi la të kuptuar se mes tyre ka një krizë, në rreshtat e poezisë që Egla lexoi të shtunën në “Goca dhe Gra”. Ndërkohë Romeo hoqi të gjitha fotot nga instagrami, mes tyre edhe fotot me Heidin.
Se çfarë po ndodh me çiftin, mbetet mister….
Heidi ka folur edhe për raportet me Eglën tashmë që janë bashkë modertaore në emision.
“Jo, nuk është fare. Ndjej sikur duam të gjitha pak të ruhemi ndoshta, sepse tamam, tamam ajo nuk është moderim. Unë e kam menduar këtë gjë. Është sikur jemi pesë opinioniste. Po ta shohësh unë jam më e lirshme në temat sociale, ose kur na sjellin mesazhe, por kur flitet për politikë ose për fe është një përgjegjësi shumë e madhe të japësh mend”, u shpreh Heidi.
E pyetur nga Elona nëse janë shoqe apo takohen vetëm në tavolinën e “Goca & Gra”, Heidi u përgjigj:
Jo, shoqëri është llaf i madh, por ne shkojmë shumë mirë, respektohemi dhe gjëja mund të ndodhë më vonë, por për momentin jemi kolege.
revista.one/