Nis sot Big Brother Kosova, Rovena Stefa banorja e parë: Jeta ime personale është…

Nis sot Big Brother Kosova, Rovena Stefa banorja e parë: Jeta ime personale është…

October 18, 2024 0

Ka nisur sot Big Brother Vip Kosova. Banorja e parë që ka “inauguruar” shtëpinë është këngëtarja Rovena Stefa, e cila zgjodhi të hyjë duke kënduar këngën e saj “Dasma”.

Ajo ka deklaruar se hyn në Big Brother si beqare, duke e rritur akoma më shumë interesin për aventurat e saj brenda shtëpisë.

Bashkë me Rovenën është futur edhe këngëtari shqiptaro latin, Cavini Edmond. Kujtojmë se konkurrentët janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3 është bërë edhe më emocionuese me hyrjen e banorit të dytë, Kevin Edmond. Kevin i është bashkuar Rovena Stefa, banorës së parë që hyri në këtë edicion, duke shtuar kështu ngjyrat e muzikës dhe artit në shtëpi.

Kevin ka shpërndarë menjëherë disa nga prirjet e tij në intervistat e para, duke treguar se është single dhe se është i hapur për të takuar dikë brenda shtëpisë.

Me një personalitet karizmatik dhe një prani të veçantë, ai ka shpresë të krijojë lidhje të reja dhe të sjellë dinamizëm në jetën e përditshme të banorëve.

Big Brother VIP Kosova 3 po merr formë të re me hyrjen e banores së tretë, Diana, e cila vjen nga Norvegjia. Diana ka premtuar se do të jetë vetvetja dhe se do të sjellë një energji luftarake në shtëpi.

Ajo shprehu përkushtimin e saj për këtë format dhe tha se është e gatshme të japë gjithçka për të kaluar eksperiencën e saj në këtë reality show.

Banori i katërt, aktori i njohur Besfort Daka shprehet se është i gatshëm të japë gjithçka për të treguar veten në këtë format, duke e konsideruar këtë si momentin e duhur për të shfaqur anët e tij të ndryshme si artist dhe individ.

Plot 20 persona kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në tentim për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, është futur e fundit në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

“Qëllimi im është për ta fituar Big brother VIP Kosova 3”, tha Drenusha në klipin e saj prezantues.

revista.one/