Patriotizëm për vota në Big Brother Kosova, “debat” për gjuhën dhe flamurin mes banorëve

Patriotizëm për vota në Big Brother Kosova, “debat” për gjuhën dhe flamurin mes banorëve

October 26, 2024 0

Debatet dhe ndarjet mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë në BBVK kanë qenë të pranishme që në ditën e parë.

Situata ka qenë e tensionuar mes banorëve, të cilët kanë debatuar me njëri-tjetrin për gjuhën dhe flamurin. Pamjet janë transmetuar mbrëmë gjatë spektaklit dhe kanë sjellë reagim të ashpër të opinionistëve dhe moderatorëve.

Alaudin Hamiti u revoltua me këto ndarje duke iu kthyer banorëve me fjalët:

“A dini çfarë po më dukeni? Ju e keni vetëm për vota. As nuk jua ndien a jeni shqiptarë të Kosovës, a jeni shqiptarë të Shqipërisë. Po e shfrytëzoni patriotizmin si shumë hipokritë, të cilët duan të marrin vota.”

Edhe pas diskutimeve të shumta në studio, banorët duket se nuk e gjetën gjuhën e përbashkët.

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaimi kishte një porosi për banorët pas debatit që u krijua në lidhje me Kosovën e Shqipërinë. Milaimi u tha banorëve që banorët brenda e kanë fuqinë që ta ndryshojnë këtë gjë dhe të mos ketë ndasi.

“Nuk ka Flamur të Shqipërisë, ka vetëm Flamur shqiptar”, u shpreh Milaimi. “Ju që jeni brenda pikërisht duhet ta luftoni këtë ndasi, punën e dialekteve”.

Ju fitoni poena te shqiptarët deri në Australi e Zelandë të Re, duke i luftuar këto budallaqe, mos luftoni për dialekte”.

revista.one/