“Mirë ia bëra Luizit”, Eva Alikajt nuk i del e keqja me këngëtarin për zënkën në Big Brother
November 10, 2024Teksa ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktorja e mirënjohur shqiptare Eva Alikaj foli edhe për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania, në edicionin e dytë.
Ajo u ndaj te konflikti i asaj kohe, me Luiz Ejllin, ku me shaka tha “mirë ia bëra, po hajt”.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Si u ndjeve kur u bërë e famshme?
Eva Alikaj: Nuk kisha si ta dija që këtë famë të madhe.
Sy të pëlqeu që të zgjodhën për këtë rol?
Eva Alikaj: Jo shumë, pasi nuk ishte shumë i skalitur roli im.
E provove një aventurë, edhe pse të shkurtër, ajo në BBVip. Përfundoi shumë shkurt, ti dole. Ti publikisht i ke kërkuar falje Luzit. Ju sot keni kontakte, flisni apo…
Eva Alikaj: Jo! Më tha dikush “ti je dhe do mbetesh në zemrat tona, edhe kur bën ndonjë gabim”. Unë e kam kaluar. Për “bigun” as im bir s’ka qenë dakord, kanë të drejtë, por… Nuk jam bërë pishman. Unë hyra, pavarësisht se isha gabim. Ishte periudha që më ndodhi me babin dhe doja të largohesha nga ajo gjendje. Nuk e mendoja (Luizi) të hakërrohej në atë mënyrë. Të thotë “do të lë pa gjumë”, ky ishte kërcënim. Mira ia bërë, po hajt.
revista.one/