Emisioni i ri, reperja viziton Arbanën në vilën e saj në Bogë

Emisioni i ri, reperja viziton Arbanën në vilën e saj në Bogë

November 12, 2024 0

Arbana Osmani zbuloi një pjesë të vogël të projektit që do të sjellë së shpejti, për të cilin kas punuar për rreth një javë në Malësinë e Madhe, në Bogë.

Mes të ftuarëve VIP, shihet që në këtë pjesë të parë ka qenë edhe reperja e njohur nga Kosova, Tayna. Këtë e ka zbuluar vet Arbana teksa publikon në story një video për të treguar një buqetë të madhe me tulipanë dhe një kartolinë, nga këngëtarja për Arbanën në shenjë falenderimi.

“Mirëmbrëma yll. Dua të të uroj për fillimin e emisionit të ri, ku padiskutim do jetë një sukses tjetër i yti i madh. Faleminderit për mikpritjen, ngrohtësinë dhe respektin, diku mes maleve të bukura të Shqipërisë. Me respect Tayna.”- është ky urimi në kartolinën për Arbanën.

Moderatorja është zhvendosur bashkë me stafin e saj në Bogë ku dhe po xhirohen pjesët e para të projektit. Projekti i Arbanës po pritet me shumë entuziazëm pas largimit të saj nga ekrani.

Një interes i madh është treguar nga fansat e moderatores edhe për të ftuarit që do të jenë pjesë e projektit të moderatores.

Përmes postimeve në rrjete sociale Arbana ka zgjedhur të zbulojë copëza nga xhirimet e super projektit të saj duke na konfirmuar disa nga zërat më në emër të muzikës, ekranit, modës dhe humorit që janë bërë pjesë e xhirimeve.

Emina Çunmulaj, Tayna, Alketa Vejsiu, Olta Gixhari, Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari janë vetëm një pjesë e të ftuarëve.

revista.one/