“Ti je dorëzuar në një Big Brother tjetër” – Rovena përplaset me Oltën gjatë spektaklit
November 16, 2024Gjatë spektaklit të djeshëm është publikuar nje video e përplasjes mes Vullnetit dhe Rovenës, shkak familja. Vullneti shprehet se mënyra se si Rovena shpreh mungesë për familjen është patetike.
Rovena është parë duke lotuar për shkak të kësaj në oborrin e shtëpisë, përderisa Vullneti vazhdon të thotë se ajo është shumë dramatike dhe patetike.
Pasi u shfaq video edhe opinionistët kishin mendimet e tyre.
Milaimi u shpreh se Vullneti nuk e ka fyer familjen e Rovenës, por është munduar ta fusë në terenin e vet duke thënë që mos e përdor familjen, ose trego se si i do ata.
Olta ka thënë se Rovena është pak tip i vështirë, çdo gjë që i thuhet e merr si sulm.
Olta u shpreh: “Unë të sugjeroj, në mënyrë figurative, hiqe mandelin tënd të puplave, përvishi mëngët dhe të lutem futu në lojë, sepse nuk je absolutisht në lojë.
Ndërsa Rovena u shpreh: Olta shumë faleminderit, do ta merrja këshillën tënde, por ti je dorëzuar në një Big Brother tjetër, kështu që nuk ta marr fare për bazë.
Gresa e mbron Oltën duke e pyetur: “A e di përse e ka lënë lojën”.
Olta përgjigjet shumë thjeshtë: “Për djalin tim do të dorëzohesha edhe 10 mijë herë të tjera”.
Më tutje Olta vazhdoi: “Ja ku ranë prapë të flisni për lojën time dhe kështu më bëni të jem e paharrueshme”.
revista.one/