“Nuk jam për t’u tallur”, Livia akuzon Mevlanin për tradhti, tregon mesazhet e tij: Isha në shtrat me atë kur…

“Nuk jam për t’u tallur”, Livia akuzon Mevlanin për tradhti, tregon mesazhet e tij: Isha në shtrat me atë kur…

November 17, 2024 0

Livia Brunga ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e saj me ish-konkurrentin e Për’puthen, Mevlan Shaba.

Ajo e ka quajtur tradhtar Mevlanin, sepse sipas saj gjatë kohës që kanë qenë në një lidhje bashkë, ai ka krijuar një lidhje romantike me një vajzë tjetër, me të cilën janë në pritje të një fëmijë.

“Jam në shok sepse nuk e kam pritur këtë lajm. Nuk e dija më ka rënë në kokë si rrufe. Nuk kam fjetur atë natë, jam në shok. Unë u ktheva në Itali në janar, por historia jonë ka zhvilluar gjithmonë. Kam shkuar në Itali për disa punë dhe do kthehesha prapë.

Ne ishim në kontakt, unë e quaj lidhje. I thonim njëri tjetrit ‘natën e mirë, të dua’. Ka qenë një marrëdhënie toksike, por tani po e kuptoj nga ana e kujt ishte.  Unë doja një normalitet, nga ana e tij kishte gjithmonë arsye për t’u ndarë. Në fillimet tona, pas dy muajsh tentoi të më linte shtatzënë, mendoj që ka ndodh shumë shpejt edhe mes tyre. Nuk ka mundësi të kenë një vit bashkë. Para se të nisesha për në Itali unë shkoja te prindërit e tij, ai ka ardhur te mami im”, është shprehur Livia.

Ajo tregon se nuk ka asnjë kontakt me partneren e Mevlanit, ndërsa familjarët e tij e kanë kontakuar.

“Ne flisnim gjithë kohën në kamera kur ishim në distancë, prandaj them që nuk mund të ishte i lidhur me askënd tjetër. Ai ka pasur gjithmonë dëshirë një gocë ta mbyllte te shtëpia, te mami. Jam ndjerë shumë keq, jam unë viktima. Deri në natën e fundit ishte në video call me mua, po më tregonte veshjen. Nuk folëm gjatë shtatorit, por po planifikonte pushime. Më ka ardhur ftesa të hyrë në atë reality show çift dhe ai tha po, po unë nuk kam pranuar”, ka treguar ajo.

Livia tregoi ‘live’ mesazhet mes saj dhe Mevlanit, ndërsa tha se nuk e meritonte këtë gjë.

Ndër të tjera ajo tha “I kam të gjitha të faktuara, pasi kemi qenë në kontakt. Kam mesazhe. Nëse doni mund t’i tregoj. Kam dhënë një deklaratë aq të fortë sa kam mundësi ta mbroj. Më tha ‘do vish në Tiranë të takohemi?’. Kur u ktheva nga Italia u takuam.

Ishte ora 01:30, i ra telefoni dhe tha që ishte mami. Nuk përgjigjet fillimisht. E hapi dhe tha ‘je me të vjella? Do vij në shtëpi’. Më pas e lidha unë ‘kush është me të vjella’. Nuk jam unë një gocë për tu tallur. Kush është Mevlan Shaba. Që më merr në videocall dhe më thotë që më do. Jam e nxehur. Nuk e meritoja këtë. Mendojaqë ishte i sinqertë të dashuri, nuk i leverdiste të kthehej tek unë edhe kur ishte larg. Më thoshte ‘të dua, kam për të dashur gjithë jetën’. Pas këtij rrëfimi, më kanë shkruar shumë vajza që ky njeri ka ngacmuar edhe vajza të tjera ndërkohë. Unë sot kam shpëtuar. Meritoj sinqeritet, siç kam qenë gjithmonë.

Unë mezi ushqehem, nuk ndihem mirë”.

revista.one/