“Ajo ia arriti qëllimit”/ Akuzat e Livias, reagon Mevlani
November 18, 2024Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, Mevlan Shaba ka dhënë intervistën e tij të parë pas largimit nga reality show. Ai deklaroi se ishte momenti i duhur për t’u larguar nga ky format dhe ka pasur një reflektim mbi ndikimin e videove që qarkulluan gjatë pjesëmarrjes së tij, përfshirë atë të ish-partneres së tij, Livias.
Në lidhje me këtë video, ai ka theksuar se mendon se ishte një veprim “i tepruar” dhe se qëllimi kryesor i saj ishte të tërhiqte vëmendje. Megjithatë, ai ka sqaruar se pas kësaj ndodhi nuk ka pasur ndikim negativ në jetën e tij, duke e diskutuar këtë çështje edhe me partneren e tij aktuale, që sipas tij, e mbështet plotësisht.
“Ka qenë një gjë e tepruar, një ego për famë, ia arriti qëllimit”– tha Mevlani.
Në një pyetje për mesazhin që mund t’i drejtonte Livias, Mevlan është shprehur:
“Nuk kam asgjë për t’i thënë. Kam jetën time, kam familjen time”.
Ai ka pohuar se tashmë është i fokusuar te e ardhmja dhe po presin me padurim të bëhet baba, duke theksuar se kjo periudhë është e rëndësishme për të dhe se është prioritari ai dhe familja e tij.
revista.one/