Mesazhi i koduar nga motra e Dianës, reagojnë ashpër nga familja e Arionit: E papranueshme!
November 19, 2024Banorja e Big Brother Vip, Diana Tahiri, u surprizua nga motra e saj, e cila erdhi enkas për të nga Norvegjia. Mirëpo ajo nuk erdhi me lajme të mira pasi i komunikoi Dianës se babai i tyre ka pësuar një sulm në zemër dhe momentalisht ndodhet në spital.
Si pasojë e kësaj ngjarje ajo i kërkoi banores që ta linte shtëpinë e BBV dhe të qëndronte me pjesën tjetër të familjes.
“Babai është i shtrirë në spital prej të enjtes dhe është në kujdesin e mjekëve. Gjendja është stabile ama ai të ka kërkuar të vish aty me ne,” i tha ajo Dianës.
Mirëpo Diana nuk mori një vendim, ajo tha se duhet të flasë me të atin e pastaj të vendos.
Ndër të tjera ajo shprehu mendimin e saj se nuk ishte pro lidhjes së Dianës me Arionin pasi sipas saj kjo nuk e lejon motrën e saj të jap maksimumin në lojën brenda formatit.
“Mua më duket se dyshja e penalizon Dianën në lojën e saj, mendoj që Diana ka shumë për të dhënë. Dhe ndonjëhërë kur e shoh nuk shoh një Dian që unë njoh” u shpreh ajo duke theksuar se nuk është kjo arsyeja që po i kërkojnë të lërë shtëpine e BBV.”
Megjithatë, vizita e motrës ngjalli shumë dyshime e mes tjerash u tha se mori një mesazh përmes një fasolete që mbante në duar.
Kjo u tha nga analisti i formatit, Milaim Zeka, i cili u shpreh se shumë ndjekës po i dërgonin mesazhe duke i thënë se pas fasoletave fshihej një mesazh për konkurenten.
Marrëdhënia e Dianës dhe Arionit në Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar një stuhi reagimesh, duke trazuar jo vetëm rrjetin social, por edhe lidhjet familjare të të dyve.
Çifti ka qenë në qendër të vëmendjes që nga fillimi i sezonit, dhe marrëdhënia e tyre ka kaluar në disa momente tensioni, ku reagimet nga jashtë janë bërë gjithnjë e më të pranishme. Një ngjarje që ka rënduar edhe më shumë këtë situatë ka qenë ardhja e motrës së Dianës në spektakël, e cila ka kërkuar largimin e menjëhershëm të motrës nga gara për shkak të gjendjes së rënduar të babait të tyre, i cili është shtrirë në spital.
jo situatë ka bërë që të ngrihen më shumë pyetje dhe spekulime rreth marrëdhënies së çiftit, por gjithashtu ka shkaktuar një reagim të fuqishëm nga ana e familjarëve të Arionit. Ata janë shprehur përmes rrjeteve sociale, duke thënë mes të tjerash: “Mesazhi mbrëmë nuk ishte vetëm një shkelje e lirisë së individëve të përfshirë, por gjithashtu një mohim i mundësisë për të përjetuar një histori të bukur dashurie”.
“Të gjithë ne, si familje dhe shoqëri jemi dëshmitar të kujdesit që Arioni ka treguar për Dianën deri tani, dhe kjo është diçka që nuk mund të fshihet. Imponimi i mendimit të familjes së vajzës se “ne e urrejmë atë” është një situatë e dhimbshme dhe e papranueshme. Çdo ndërhyrje në një lidhje që ka potencial te ndërtohet mbi ndjenja te pastërta, besim dhe respekt reciprok, sjell dhimbje dhe konfuzion”, vazhdon mesazhi.
“Ky lloj imponimi është një ngacmim për ndjenjat dhe zgjedhjet e një personi. Diana, sikurse çdo individ tjetër, ka të drejtën të dashuroj dhe të respektohet në zgjedhjet e saj. Mbrëmë kemi marrë qindra mesazhe mbështetjeje, dhe jemi thellësisht falënderues për përkahjën nga publiku dhe fjalët inkurajuese. Pavarësisht situatës, ne vazhdojmë të qëndrojmë prapa Arionit dhe të mbështesim çdo vendim të tij në këtë udhëtim”, ka përfunduar familja.
revista.one/