A ia ndërroi produksioni i BBVK biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer pas eliminimit?
November 20, 2024Në një televotim midis Drenushes dhe Xhenetës,kjo e fundit u shpall më pak e votuara dhe duhej të braktiste shtëpinë e BBVK.
Por,Xheneta mori një biletë të kthimit dhe u rikthye në shtëpi, duke shkaktuar të papritura dhe dyshime mes fansave të spektaklit. Spekulimet për mundësinë e një manipulimi të mundshëm shpërthyen menjëherë në rrjetet sociale. Përdoruesit e platformave të ndryshme vërejtën një detaj të çuditshëm: kutia e biletës duket se ishte hapur më parë, duke ngjallur dyshime për mënyrën se si Xheneta kishte zbuluar përmbajtjen e saj.
Ajo vetë krijoi më shumë paqartësi kur tha se, përpara se të hapte biletën plotësisht, kishte lexuar një pjesë të saj ku shkruhej “Ti kthehesh në shtëpi”.
Kjo nuk është situata e vetme nga mbrëmë që u bë virale në rrjete soaciale.
Një tjetër ngjarje misterioze e natës kishte të bënte me motrën e Dianës. Në rrjetet sociale, u shpërndanë komente që sugjeronin se ajo mund të kishte dërguar një mesazh të fshehtë për Dianën nëpërmjet faculetës, si dhe duke i përshpëritur diçka në vesh.
Disa komentues thonë se ajo tha: “E urrejmë atë”, e dyshuar të ishte një referencë për Arionin.