Noizy reagon për rastin e 14-vjeçarit: Të mbyllet TikTok, po e vuaj vetë…

Noizy reagon për rastin e 14-vjeçarit: Të mbyllet TikTok, po e vuaj vetë…

November 20, 2024 0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shqipërinë gjatë këtyre ditëve. Kjo pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

I mituri u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Lidhur me ngjarjen pati reagime të shumta dhe një i tillë nuk mungoi as nga reperi Noizy.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Noizyt:

“Do flas në gjuhën që të më kuptoni ju adoleshentët e fortë.

Në kohën kur isha unë adoleshent e sumë moshatarë si puna ime, i masnim me mundje, ose ndeshje boksi tek e tek, pa armë pa thika kaçavida, pistoleta etj.

E në fund kush fiton fiton jepnim dorën njëri-tjetrit dhe aty u ndante shapi nga sheqeri.

Ju adoleshentët e sotit nuk jeni më se unë e moshatarët e mi, këtë ua siguroj unë me 1 milion firma, ju që përdorni armë që në këtë moshë jeni legena, jeni frikacakë dhe adoleshentë të dështuar, përfundimi do të jetë shumë i keq për ju këtë ta keni të sigurt, po tregohem i ashpër por është e vërteta, unë po e vuaj vetë me psikopata të TikTok-ut, këtë gjë dhe e di mirë se çfarë po flas, uroj që Qeveria të marrë masat për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri.

Dhe shpreh keqardhje për familjen e djalit që u nda nga jeta me hile e një moshatarit të vetë. Turp o çuna futuni në boks që të fitoni siguri në vetvete mos të keni nevojë të mbani thika e armë nga frika.

Adoleshent, çuna, burra me armë janë dhjaksa”

Kujtojmë se qeveria vendosi të hedhë në diskutim hapin që do të ndërmerret më pas, për të gjetur mënyrën se si do të përballen me një prej fenomeneve më të rrezikshme të shoqërisë, dhunës mes të miturve që kryesisht frymëzohet nga përdorimi pa kriter i rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për dy propozime: Mbyllja në Shqipëri e Snap Chat apo TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve.

Duke cilësuar platformat e Tik-Tok dhe Snap chat burimet me pjellore të nxitjes së dhunës dhe bullizimit mes të miturve, kryeministri Edi Rama doli me një propozim konkret, për të cilin kërkoi bashkëpunimin e prindërve. Të mbyllet apo jo Tik Tok e Snap Chat.

revista,one/