Një vit nga vdekja e Zef Dedës, mesazhi i Julit: Pa merak Bos, nuk do bëj rrëmujë

Një vit nga vdekja e Zef Dedës, mesazhi i Julit: Pa merak Bos, nuk do bëj rrëmujë

November 21, 2024 0

Më 24 nëntor 2024, ditë e dielë, nga ora 10:00 deri në 12:00, në hollin e Teatrit “Migjeni”, do të mbahet një ceremoni përkujtimore në nder të aktorit të madh Zef Deda.

Jul Deda, djali i artistit të paharruar, e bëri të ditur këtë përmes një postimi emocional në rrjetet sociale. Ai shprehu mallin dhe dashurinë e pashtershme për babain e tij, duke ftuar të gjithë ata që kanë kohë dhe dëshirë të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.

Pa merak, Bos, nuk do bëj rrëmujë. Duam të të kujtojmë ashtu siç e meriton: qetë, bukur, pastër dhe me lezet,” shprehet Jul Deda në postim, duke theksuar amanetin e të atit për ta kujtuar me buzëqeshje.

revista.one/