“Është budalla, e rreh gruaja!”, Luiz Ejlli reagon ndaj Olta Gixharit
November 23, 2024Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u ribashkua me moderatoren Arbana Osmani pas një periudhe të gjatë, që nga përfundimi i Big Brother VIP Albania 2.
Takimi i tyre risolli kujtime dhe momente nga spektakli, duke filluar me një reflektim mbi eksperiencën e Oltës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në bisedë, Olta kujtoi me nostalgji periudhën kur ishte pjesë e BBVA, duke pranuar se kishte qenë një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh, së bashku me këngëtarin Luiz Ejlli, i cili e fitoi atë edicion. Ajo tregoi se ndonëse i ndërpreu papritur rrugëtimin, përvoja i kishte lënë mbresa të thella dhe kishte krijuar një lidhje të veçantë me publikun.
E pyetur për raportin e saj aktual me Luizin, Olta u shpreh se nuk kanë folur që prej përfundimit të spektaklit. Me humor, ajo tha: “Nuk kemi folur, fare. Është budalla ai mi, e rreh gruaja.” Për më tepër, ajo shtoi se nuk kanë komunikuar as gjatë xhirimeve të filmit të tyre të përbashkët “Në kuadër të dashurisë”, duke e mohuar kategorikisht ndonjë ndërveprim.
Pavarësisht gjithçkaje, Olta e konsideroi eksperiencën e saj në Big Brother VIP si një arritje të veçantë, duke theksuar se kishte fituar zemrat e një pjese të madhe të publikut.
“Gjysmën e publikut e bëra për vete”, tha ajo me krenari, duke nënvizuar ndikimin e saj gjatë kohës së kaluar në spektakël.
Teksa ditën e djeshme Kiara ka zhvilluar një “Ask” në Instagram, ajo është pyetur prej ndjekësve nëse e rreh Luizin, shoqëruar me disa emoji duke qeshur.
Mirëpo Kiara nuk është përgjigjur por ia ka lënë Luizit në dorë dhe kjo është përgjigjja e tij:
“Sot s’më ka rrahur, jam pushim të premten”, tha Luizi duke qeshur.
revista.one/