“Më lini të iki, se e thyej derën”, Edi lë shtëpinë e Big Brother

“Më lini të iki, se e thyej derën”, Edi lë shtëpinë e Big Brother

November 26, 2024 0

Eduart Kuqi gjatë spektaklit të së hënës në Big Brother VIP Kosova 3 kërkoi largimin nga ky format. Derisa po vazhdonte Prime, ai ndërpreu moderatorët dhe tha se dëshiron të largohet nga shtëpia.

Ai theksoi se ka shumë arsye dhe se nuk dëshiron të qëndrojë më shumë në këtë reality shou.

“Unë do të dalë nga shtëpia sot”, tha ai.

 Edi shtoi: “Ka shumë arsye, kam folur edhe me Vëllanë e Madh, kanë qenë disa arsye të mëdha. Është e imja pse unë dua të largohem prej shtëpisë, nuk kam asgjë me banorët”.

Prezantuesit i kërkuan që të reflektojë për pak dhe më pas të marrë vendimin, por ai nuk pranoi assesi.

“A dëshironi me zor me ndejt? Moti e kam pasur në mendje këtë gjë. Nuk ka nevojë. Mos më shtini me thy derën se edhe e thej derën nuk ka problem. Bimi valixhet edhe dalë”, tha ndër tjerash Kuqi.

Përpara se të dilte i ka lënë disa porosi Drilon Ramës, me të cilin krijoi miqësi të ngushtë në këtë reality shou. “Të kam thënë se psiqikisht kam qenë i lodhur, nuk është puna te banorët. Kemi kaluar shumë fortë”, iu drejtua Edi – Drilonit.

“Të pres jashtë, për çdo gjë më ke mua. Më ka ardhur shumë mirë që kemi mundur të shfrytëzojmë këtë kohë bashkë, me ushtrime me çdo gjë. Nuk mund të dalë jashtë vetes. Nuk mundem më, i kam punët e mia jashtë që i kam lënë llug”, i tha Edi.

Ndër të tjerash, Edi i tha: “Dua të të them rri vetvetja, je djalë top, në karakter në sjellje, në gjithçka, facer sa të duash. Shok i mirë po”.

“Zemra jeme, të dua shumë, ruju, çoje mirë me të gjithë banorët se në fund të fundit vetëm eksperiencë është”.

revista.one/