Balerini i njohur hidhet nga kati i katërt i pallatit në Tiranë

Balerini i njohur hidhet nga kati i katërt i pallatit në Tiranë

December 3, 2024 0

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Margarita Tutulani”, ku balerini i njohur Eno Birko, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati.

Si pasojë, balerini 50-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, raporton policia.

Kujtojmë që Eno Birko, balerini i talentuar shqiptar, u shkëput për shumë vite nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit pasi iu nënshtrua një operacioni të hernies diskale, periudhë që e konsideroi si ëndrrën më të keqe të jetës së tij, pasi kishte probleme me depresionin dhe alkoolin.

“Ndodhi që unë lashë të zhvillohej një problem shëndetësor që e kisha aty prej vitesh, që 18 vjeç apo më herët. Ndieja vazhdimisht dhimbje në këmbë, por në kohët e para nuk i kushtoja rëndësi, derisa situata u përkeqësua. U vizitova dhe mjekët më thanë se kisha hernie diskale dhe se duhej t’i nënshtrohesha operacionit. Si fillim nuk e konsiderova kaq serioze këtë gjë, vazhdova baletin derisa sforcimi e dhimbja po ndiheshin gjithmonë e më shumë. Erdhi koha që vendosa të operohem dhe këtu nisi largimi që askush, as unë, nuk e menduam se do të zgjaste për aq shumë vite”, tha ai në një intervistë në 2017.

Balerini Eno Birko, në baletin “Arrëthyesi”

revista.one/