Rovena Stefa: Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës dhe të kem fëmijë
December 4, 2024“Vëllai i Madh”, caktoi mbrëmjen e djeshme për banorët e “BBVK” një sfidë. “Ngjyrat e jetës time” ka bërë bashkë të gjithë konkurrentët, ku këta të fundit duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve.
Në një nga pyetjet që iu parashtrua, Rovena Stefa ka treguar se si e sheh veten në të ardhmen.
Banorja u shpreh se do të kishte shumë dëshirë të gjente partnerin e jetë dhe të kishte fëmijë!
“Në aspektin personal. Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e suksesshme, e të kem fëmijë. E di se jam në ato limitet e mia”, u shpreh ajo.
Më herët, Rovena Stefa ka folur për disa aspekte të rëndësishme të karrierës së saj muzikore dhe ndikimin që kjo ka pasur në jetën e saj personale.
Në një bisedë me Gjestin, Rovena foli për përkushtimin e saj të madh ndaj muzikës, duke theksuar se ky dedikim ka sjellë jo vetëm sukses, por edhe sakrifica të mëdha.
“Nuk kam arritur të martohem dhe të krijoj familje sepse i jam përkushtuar shumë, po shumë muzikës,” pranoi këngëtarja, duke treguar se përparësitë e karrierës shpesh e kanë privuar nga mundësia për të ndërtuar një jetë familjare.
Përveç kësaj, Rovena ndau mendimet e saj mbi partnerin ideal, duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një lidhjeje në të ardhmen.
revista.one/