“Ua mora çmimin pa qenë fare”, Arilena thumbon pas tërheqjes nga Kënga Magjike

“Ua mora çmimin pa qenë fare”, Arilena thumbon pas tërheqjes nga Kënga Magjike

December 9, 2024 0

Finalja e “Kënga Magjike” u shoqërua nga një situatë e papritur, ku dy prej emrave kryesorë, Arilena Ara dhe Pirro Çako, munguan në natën finale, duke lënë publikun në paqartësi.

Organizatori Ardit Gjebrea deklaroi se mungesa e tyre lidhej me probleme shëndetësore. Megjithatë, një postim i mëvonshëm nga Arilena në Instagram ka ngritur pikëpyetje mbi këtë shpjegim.

Ajo ripostoi një mesazh që shkruante:
“Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente.”

Ky reagim ka nxitur diskutime, duke sugjeruar që bojkotimi i finales mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve ose dyshimeve mbi procesin e vlerësimit.

Dy artistët, të njohur për kengën që ka fituar zemrat e publikut “Zero gradë”, ishin konkurrentë të fortë për çmimet kryesore të këtij edicioni.

Producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea ka treguar edhe arsyet e tërheqjes së dyshes.

‘E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, është shprehur Arditi për Tv Klan duke qartësuar se arsyeja është shëndetësore.

revista.one/