Rozana Radi: Tekstet e mia, 70% të jetuara, i kam kaluar mbi shpinë…
December 12, 2024Artistja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka ardhur me një rrëfim ndryshe për tekstet dhe këngët e saj. E ftuar në “Top Albania Radio”, së bashku me artistin grek, Sany Dimitri, ajo tregon se çfarë ka kaluar dhe cili është qëllimi i saj në jetë.
“I kam marrë gjithë të miortat kësaj jete jo të qetë. Jam e ndjeshme, por jam dhe shumë e fortë. Në të gjitha tekstet e mia ka 70% të Rozanës së vërtetë. Çdo kënge i kam marrë maksimumi. Çdo loti, çdo mundimi, çdo pagjumësie, çdo drithërime i kam marrë 100% tim. Më beso, që çdo këngë që këndohet, flas për këngëtarë që dinë ta interpretojnë, sepse ka pasur tekste që i kam shkruar me gjithë shpirt dhe këngëtarët m’i kanë hedhur në kosh të plehrave, sepse është ajo që thashë, se sa e përçon ti emocionin te një spektator. Se mund të jetë një këngë shumë e bukur, e këndon Adele. Kur e këndon Rozana Radi, Rozana Radi s’i ka tonet e Adele, nuk shkon të këndojë Adele, por ka këngëtarë që e këndojnë dhe ia shkatërrojnë këngën. Unë mendoj se jam 100% e vërtetë në tekstet e mia kohët e fundit, por dikur kam qenë 70%. Unë i kam kaluar mbi shpinë. Shpatullat e mia kanë kaluar shumë, shpresoj që të mbajnë akoma, do vazhdoj të shkruaj të vërteta dhe gjëra të jetuara.
Unë dua të mbaj një mbiemër të mirë. Ashtu siç ia dedikova çmimin Frankos (Françesk Radit), një njeriu që ka bërë shumë për muzikën, në atë skenë ku Frankon e kanë goditur më shumë, në atë skenë dhe ku e kanë duartrokitur akoma më shumë. Në atë skenë ku ai dha jetën. Unë dua të ngre mbiemrin e familjes Radi, të çoj në vend amanetin e tim ati. Nuk them se nuk i dua çmimet. Ato janë një CV shumë e mirë për një artist. Nuk janë gjithçka. Mua më pëlqejnë shumë garat në jetë, më pëlqen të fitoj, por jam një njeri i drejtë dhe them se kush e meriton, le ta marrë. Në jetë dua që të bëhem një njeri i mirë, që të më duan si njeri, pastaj si artiste”, shprehet artistja.
revista.one/