“Kam fjetur rrugëve, pa ngrënë” – Rrëfimi prekës i Gjestit
January 12, 2025Është bërë publike rrëfimi i Gjestit gjatë kohës që ishte në “BBVK”, ku ai ka ndarë me publikun sfidat e mëdha që ka përjetuar për të arritur suksesin.
Ai ka treguar se vendimi për t’u larguar nga vendlindja ishte jashtëzakonisht i vështirë, por i domosdoshëm për të ndjekur ëndrrat e tij. Gjesti ka rrëfyer se për dy vjet nuk i ka folur prindërve, dhe se për të mbijetuar ka shitur një telefon dhe ka kaluar periudha shumë të vështira, madje ka fjetur nëpër rrugë dhe nuk ka pasur mundësi të hajë.
Përveç sfidave materiale, ai ka folur edhe për një lidhje të gjatë që ka pasur me një vajzë gjatë kohës që ishte në Prishtinë. Ai ka pranuar gabimet e bëra dhe ka treguar se si ka lënduar atë, madje ka tradhtuar dhe ka pasur një periudhë të thellë depresioni. Gjesti ka theksuar sakrificat e partneres së tij, e cila ka mbështetur atë në periudhën më të vështirë të jetës së tij, duke i dhënë gjithçka që kishte, madje duke marrë edhe para nga familja e saj.
Në një moment reflektimi, ai ka shprehur se nëse do të kishte mundësi të rilindte, do të kishte vlerësuar shumë më tepër atë që kishte dhe nuk do të kishte bërë asnjëherë gabimet që e kishin lënduar atë person.
revista.one/