“Eja të jetosh në Tiranë”, Gjesti e siguron Eglin se e ka mbyllur me Xhenetën…

“Eja të jetosh në Tiranë”, Gjesti e siguron Eglin se e ka mbyllur me Xhenetën…

January 13, 2025 0

Duket se Egli Tako dhe Gjesti kanë gjetur një afrimitet dhe ndihen mirë me njëri-tjetrin.

Edhe pse ka pak ditë që shtëpisë më të famshme në Shqipëri i është bashkuar artisti pejan, ka pasur shumë situata.

Ai pati përplasje me një pjesë të banorëve, ndërsa e vetmja që po i pëlqen është këngëtarja.

Ata kanë biseduar gjerë e gjatë ditën e sotme (e hënë), ku edhe tregojnë se ndihen shumë mirë së bashku.

“I kam thënë edhe të tjerëve që jam e lumtur që je në shtëpi”, iu drejtua Egli – Gjestit.

Banori ka shprehur të njëjtën gjë, por i ka kërkuar që mos t’i dalë kundër kur thotë ndonjë gjë.

Ajo më pas e pyeti për jetën pas daljes nga shtëpia, ndonëse pritet të shihet se si do të rrjedhë ky raport mes tyre, meqë Gjesti në Kosovë ka qenë në një lidhje me Xheneta Fetahun.

Gjesti ka folur me Egli Takon për lidhjen që kishte në Big Brother VIP Kosova 3 me Xheneta Fetahun.

Ai thotë se ka pasur ndjenja për të dhe se për aq pak sa kanë qenë bashkë e ka dashur.

Ndër tjerash, këngëtari thotë se u lëndua shumë dhe është prekur vazhdimisht për situatat që u krijuan.

“Shumë kam qenë i lënduar, se di si e kam mbajtur veten, plus mërzitja, plus gjëra tjera personale. Krejt më janë mbledhur. Si kam mundur të duroj”, theksoi artisti pejan.

I pyetur nëse e ka mbaruar lidhjen, Gjesti iu drejtua shkurt Eglit: “Është mbyllur çdo send”.

“Një lidhje e shkurtër, dy tre muaj, pa marrë parasysh kryhet edhe shpejt. Unë mendoj kështu. Po. Unë po i kam mbyllur gjërat. Brenda u kry çdo sen. E di shumë mirë”. 

Por Xheneta nuk pajtohet me këtë realitet. Xheneta Fetahu nuk po e pranon akoma faktin që Gjesti nuk është në Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo e ka komentuar vazhdimisht daljen e tij dhe e ka përmendur thuajse me të gjithë banorët.

Modelja kërkon që të ketë një sinjal nga Gjesti për t’i treguar nëse është mirë.

“O Gjest pash Allahun, nëse je duke më dëgjuar, pash Zotin, pash Allahun njerëz dërgojani këtë video Gjestit, ju lutem”, tha ajo.

konkurrentja theksoi: “Edhe thuaj me me dërgu një shenjë që është mirë të lutem”.

Xheneta nuk është në dijeni se këngëtari ka hyrë menjëherë në Big Brotherin e Shqipërisë.

revista.one/