Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

January 18, 2025 0

Pas një nate plot emocione dhe vendime të rëndësishme, janë zbuluar finalistët e Big Brother VIP Kosova.

Xheneta, Sara, Vullneti dhe Xuxi janë emrat më të rinj që i bashkohen finales së madhe, duke kompletuar grupin e garuesve që do të luftojnë për çmimin e madh.

Ndërkohë, Driloni, i cili u shpall finalisti i parë javën e kaluar, do të jetë gjithashtu pjesë e garës për çmimin e madh.

Të pesë finalistët kanë fituar mbështetje të madhe nga publiku, duke bërë këtë një nga finalet më të pritura të këtij formati.

Nga ana tjetër, Leo, Gresa dhe Drenusha nuk arritën të sigurojnë një vend në finale, duke u eliminuar gjatë mbrëmjes. Shumë prej fansave të tyre u shprehën të zhgënjyer për largimin e tyre, por i përshëndetën me vlerësime për performancën dhe lojën e tyre brenda shtëpisë.

Më herët, Një zarf i zi ka shkaktuar një atmosferë tensioni në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Zarfi përmbante një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve dhe publikut, duke zbuluar shkelje të rregullave nga disa prej konkurrentëve.

Në zarf shkruhej: “Xuxi, Xheneta, Drilon dhe Leo, këtë herë e kam me ju. Përgjatë kësaj jave, te parafundit në Big Brother VIP, kam ndjekur me kujdes shkeljet e rregullave që keni bërë. Çdo veprim ka pasojat e tij dhe çdo gabim ka një çmim. Pavarësisht paralajmërimeve, Xuxi nuk ka respektuar mikrofonin, ndërsa ti Xheneta, përmes bullizmit dhe seksizmit, je përplasur me Saren. Leo dhe Drilon, të dy keni folur në gjuhën gjermane, kurse ti Drilon ke komunikuar edhe me jashtë. Për këtë arsye, për ju të katërt kam marrë një vendim”.

“Më pas, mesazhi vijon me ndëshkimin: “Drilon, nëse ti fiton dhe Xuxi, Xheneta dhe Leo, nëse shkoni në finale dhe fitoni çmimin e madh, ju do të keni atë të zbritur për 20 mijë euro nga totali i shumes së fituar”, shkruhej më tutje.

revista.one/