Gerta ngacmon Gjestin për Eglin: E keni shkëmbyer puthjen e parë? T’a thyej unë…

Gerta ngacmon Gjestin për Eglin: E keni shkëmbyer puthjen e parë? T’a thyej unë…

January 21, 2025 0

Mëngjesin e kësaj të hëne Gerta vendosi që të shkonte të zgjonte Gjestin, të cilin e ngacmoi në lidhje edhe me Eglin.

Gerta e pyet ‘nëse ajo i del në ëndërr’ dhe ai iu përgjigj me ‘jo’ pasi e kishte ‘me të vërtetë’. Gjithashtu banorja i tha nëse e kanë shkëmbyer puthjen dhe këngëtari iu kthye: “Nuk kemi diçka”.

Pjesë nga biseda:

Gerta: Çohu, nuk do flesh më gjumë tani, çohu

Gjesti: Nuk po flej

Gerta: Po ça po bën? Po mendon?

Gjesti: Po

Gerta: Për kë po mendon? Po mendon për Eglin?

Gjesti: Për veten time

Gerta: Për Eglin je duke menduar? Ke parë ndonjë ëndërr me Eglin sot?

Gjesti: Jo

Gerta: Pse? Nuk të del në ëndërr?

Gjesti: Jo, e kam në të vërtetë

Gerta: Kur do e shkëmbeni puthjen? T’a thyej unë unazën për ju?

Gjesti: Jo

Gerta: Pse?

Gjesti: Nuk kemi diçka

Gerta: Si nuk keni diçka, ju t’u puth.

Më herët, konkurrentja shpërtheu ndaj Eglit duke i thënë se në momentin që Gjesti është bërë pjesë e shtëpisë, ajo nxorri fytyrën e vërtetë dhe shprehu pëlqim ndaj tij.

Nga ana tjetër Gerta ia rikutjon Eglit se kur ka nisur formati banorja është shprehur se nuk do të ndikohet nga askush dhe nuk do të krijojë lidhje me asnjë brenda shtëpisë!

Gerta: Erdhi këtu edhe tha: “Unë jam një vajzë që do mbaj qëndrimet e mia, unë jam një vajzë që nuk do ndikohem nga askush, unë jam një vajzë që nuk do bëj lidhje në shtëpi” dhe çfarë ndodhi? Sapo erdhi Gjesti në shtëpi e nxorri fytyrën e vërtetë se kush ishte! Ato që tha i ka hedhur vetë poshtë dhe gënjeu për nominimin e Xumit, asgjë nuk i ka bërë Xumi! Kjo vajza që u mor njëherë me Aldon pastaj me Gjestin, kjo vajza parimore!

revista.one/