Balerini Gerd Vaso në gjykatë për seancën e divorcit me Enada Hoxhën (FOTO)
January 24, 2025Rikthehet sërish vëmendja e publikut drejt çiftit të njohur të balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso.
Çifti, i cili ka qenë një shembull partneriteti në skenë dhe në jetën private për shumë vite, janë në hapat e fundit për t’i dhënë fund martesës së tyre të gjatë, nga e cila kanë një djalë të quajtur Roan.
“Ora News” ka siguruar pamjet e sotme të balerinit në Gjykatën e Tiranës, i cili shfaqet duke pritur radhën për të nisur seanca gjyqësore e divorcit.
Nga informacionet mësohet se Enada Hoxha nuk është paraqitur në gjykatë, ndërsa në vend të saj ka qenë vetëm avokati.
Ndonëse arsyet e ndarjes (së mundshme) ende nuk dihen, në disa media është supozuar se balerini e ka tradhtuar bashkëshorten në mënyrë të përsëritur. Thuhet edhe se ata nuk jetojnë më bashkë.
Enada dhe Gerdi nuk ndiqen në rrjetet sociale, ndonëse balerina nuk i ka fshirë fotot e vjetra me (ish)bashkëshortin. Enada vijon të mbajë në Instagram llogarinë enadagerdvaso, ndërsa balerini ka hapur një llogari të re, ku nuk ka foto me Enadën.
Gerdi dhe Enada ishin një ndër çiftet më të gjata të shoëbiz-it shqiptar. Ata kanë qenë partnerë në skenë e në jetë, duke dhuruar dhjetëra performanca në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe në skena të ndryshme.
revista.one/