Bernardi eliminohet nga gara/ Gerti shkon për t’i hapur derën e kuqe
January 26, 2025Bernardi është banori që është larguar nga gara pas një nominimi ‘kokë më kokë’ me Gertin, Jozin, Klajdin dhe Gertën.
Më tu larguar pas përshëndetjes me banorët në Living, ndër personazhet që e kanë shoqëruar për ta përciellë nga shtëpia ishte edhe Gerti, i cili i hapi derën e kuqe. Në atë moment kanë ndërhyrë menjëherë Egli, e cila ka mbyllur me forcë derën dhe pas saj edhe Livia që i është drejtuar Gertit duke thënë “mos e prek derën”.
Gerti: Është marrë me punën time, me vajzën time.
Livia-Aldos: Lëri falsitetet…
Aldo-Livias: Po s’ja dhashë dorën për fallso.
Egli-Gertit: Boll, nuk bëhet kjo.
Gerti-Eglit: Më ka përmendur vajzën…
Livia: Boll…
Gerti-Bernardit: Çuku-ruku-ruku…
Gerti e ka pritur me entuziazëm eliminimin e Bernardit, aqsa ka vendosur ti hap atij derën e kuqe gjatë largimit nga shtëpia. Këto momente nuk janë pritur mirë nga një pjesë e banorëve dhe opinionistët, ndërsa Neda Balluku i është drejtuar duke thënë: Bravo ju qoftë atyre vajzave që u treguan burrnesha dhe nuk të lejuan ty të bësh një akt të fundit të turpshëm.
Sipas opinionistes, me sjelljen e tij në spektakël Gerti ka treguar se jo vetëm që është homofob, por ka një problem shumë të madh me edukatën qytetare dhe mbajtjen e urrejtjes.
Nga ana tjetër, aktori ka sqaruar arsyet që e shtynë të sillej në atë lloj forme kundrejt ish-banorit.
Ledioni: Pavarësisht mendimeve të këqija që keni në kokë, vendimin për të dalë apo jo nga shtëpia e merr publiku.
Gerti: Po, publiku i madh… U mor me një vajzë 3-vjeçare.
Ledioni: Gjuha që ti ke përdorur ndaj Bernardit e gjej aspak të pranueshme.
Gerti: Bernardi më ka marr kallamin nga dora dhe ka bërë një gjest që nuk do tia fal kurrë. Më ka përmendur një fëmijë 3-vjeç. Bernardi, turpi i familjes.
Rozana: Po ti çfarë nuk i ke thënë Bernardit…
Gerti: Do shkojë në shtëpinë time Bernardi, do shkojë të përballet…
Ledioni: Nëse shkon te shtëpia jote, besoj se do të jetë i mirëpritur ndryshe nga ç’ishte aty.
Gerti: As bëhet fjalë fare, do ta mirëpresim.
Neda: Bravo ju qoftë atyre vajzave që u treguan burrnesha dhe nuk të lejuan ty të bësh një akt të fundit të turpshëm.
Gerti: Nuk mund të flasim për fëmijtë nga mëngjesi deri në darkë.
Neda: Të kam thënë para ca javësh…
Gerti: Më thuaj çfarë ke bërë ti javën e parë kur ke qenë në Big Brother moj Neda. Jam kurioz të di çfarë ka ndoshur javën e parë me ty në Big Brother. Më trego që të marr shembull prej teje…
Neda: Ule zërin, ule zërin sepse s’kam mbaruar. Të kam thënë që je jashtë orbite dhe të kam pritur që të më vije si burrë dhe të më kërkoje pse-në. S’e ke bërë kurrë. Ti lojën e burrërisë e bën vetëm me Bernardin, i cili e ka marrë penalitetin e tij për atë gjest të cilin ta ka bërë para dy ditësh. Ti ke 3 javë, mos më shumë në atë shtëpi, që ke treguar se je një person tërësisht homofob. Problemi yt, jo vetëm që je tërësish homofob por ke bërë edhe një turp tjetër shumë të madh. Kur ishe te ambienti i kafesë, u ke thënë dy nga banorëve për Livian e cila në atë moment ndodhej në sauna; shiko si rri e shtrirë si paraplegjike, si dizabile. Turp i jashtëzakonshëm.
Jo vetëm homofob, por ke një problem shumë të madh me edukatën qytetare dhe mbajtjen e urrejtjes. As në lagjen time në Kavajën e viteve 2000, nënat dhe gjyshet e asaj kohe nuk shanin dhe mallkonin ashtu sikurse bën ti në atë shtëpi. Kështu që mendoi këto fjalë, reflekto për gjërat që bën.
Gerti: Sa paske pasur Neda moj motër…
Neda: Gerti, nuk jam motra jote. Dhe këtë punë kam, sepse jam opinionistja e Big Brother nëse nuk e ke kuptuar akoma.
Gerti: Mua me Bernardin më ka nisur historia që në momentin kur filloi të argumentonte midis tij dhe Amberit se pse ai e kishte pasur më të vështirë të dilte hapur për seksualitetin e vetë. Në përballjen me Amberin unë zgjodha me shumë kujdes ndaj Bernardit, ti jepja të drejtë Amberit sipas asaj që gjykoj unë. Fill pas kësaj bisede, Bernardi më etiketoi si bullist. Kjo ishte fjala e parë që nxorri nga goja dhe nuk ndali së më fyeri deri në pikën sa më tregoi familjen.
Me tu eliminuar nga gara, Bernardi ka rrëfyer faktorët që e penalizuan duke i dhënë fund rrugëtimit të tij për çmimin e madh. Sipas tij, dy mund të kenë qenë arsyet; debatet me Gertin dhe impakti që mund të ketë pasur në publik dalja e tij hapur sa iu përket prirjeve seksuale.
Bernardi: Janë disa faktor që më kanë penalizuar në garë. Ndër to, me ardhjen e Gertit në shtëpinë e Vëllait të Madh, unë u tërhoqa diçka nga të qenurit më aktiv sepse kalova disa momente të cilat mendoja se isha i zoti ti menaxhoja si duhet, por në fakt nuk ja dola dot ti menaxhoja. Mendoj se pasqyrimi i negativitetit që Gerti fatkeqësisht përciell, ka qenë një ndër faktorët që kanë ndikuar publikun. Besoj se një e vërtetë tjetër është fakti se nuk besoj që publiku shqiptar është gati për një person si unë ose një person të komunitetit në kuptimin e plotë të fjalës.
Neda: Mendoj se pozicionimi i Bernardit pas Rozanës e ka penalizuar…
Arbri: Bëre mirë që fole për kauzën tënde, por nuk e di pse mënyra se si ti e trajtove episod pas episodi dukej sikur po kërkoje ndonjë plus. Në atë shtëpi ti ishe i barabartë me të gjithë, kjo gjë nuk të bënte ty të veçantë. Brenda lojës ishe i barabartë dhe ndoshta mund të ketë penalizuar fakti që loja jote ishte e përqëndruar vetëm këtu, ndërkohë që situatat ndryshonin brenda ditës.
revista.one/