Egli dhe G Bani përloten teksa flasin për pëlqimet e tyre në Big Brother
January 28, 2025Egli Tako dhe G Bani kanë bërë një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin në oborrin e shtëpisë së famshme. Ata kanë diskutuar për pëlqimet e tyre brenda shtëpisë, të cilët në disa momente edhe i pamë në lot.
Reperi tashmë ka shprehur një pëlqim për Valbona Mhillin, kurse këngëtarja për Gjestin. Siç shihet nuk po marrin mbrapsht të njëjtën dhe për këtë kanë qenë më të mërzitur.
Egli thotë se nuk ka dashur që të vijë në këtë pozitë, por që brenda i ndikon në çdo gjë. Ajo pati edhe një përplasje me Gjestin, i cili i kërkoi që t’i rrinte larg pasi po e pengonte në raport me të tjerët. Megjithatë, mes tyre ka vazhduar afrimiteti dhe ledhatimet.
Ndërkohë, Valbona Mhilli dhe Laert Vasili tashmë ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania.
Ata kanë shprehur pëlqim, por që asgjë më shumë deri më tani nuk ka ndodhur mes tyre. Ka qenë gazetarja që së fundmi i tha aktorit se nuk e kishte pëlqyer kurrë më parë dhe se në një formë e urrente.
Pjesë nga biseda e tyre:
Valbona: I thashë është një skizofren atje, një Laert Vasili.
Laerti: Ku e dije që do të isha?
Valbona: Se të kam parë kur kam shkuar të bëj klipin, në të njëjtën ditë ke bërë dhe ti klipin.
Laerti: Unë s’të kam parë.
Valbona: Thash ç’është ky harbut. Për mua ishte zero. Ishe personi që kam thënë se nuk do flisja kurrë, por ndodhi e kundërta. Ke qenë personi që kam etiketuar për keq, dhe për asnjë arsye. Thoja pse e urreja me pak fjalë, nuk më ke pëlqyer kurrë.
Laerti: Jam i thjesht.
revista.one/