Djali i Parashqevisë i hap llogari: Mijëra ndjekës për pak orë, fotot e rralla në instagram
January 28, 2025Teksa po kurohet në një spital psikiatrik në Nju Jork, në “Instagram” është hapur faqja zyrtare e këngëtares Parashqevi Simaku. Kjo faqe është në pronësinë e djalit të saj, Lukes, por e editon Elton Ilirjani.
Faqja është emërtuar “Parashqevi Simaku Nolfe”.
Vetëm në pak orë janë mbledhur mbi 17 mijë ndjekës. Gjithashtu në profil janë postuar foto të shumë viteve më para, të cilat menjëherë janë pëlqyer dhe komentuar nga fansat e artistes.
Por jo vetëm kaq, pasi në profil mund të gjeni edhe video të performacave të saj në festivalet në Shqipëri.
“Unë jam Parashqevi Simaku! Jam sërish mes jush dhe do vazhdoj të jem gjithmonë! I vetmi profil zyrtar!”, shkruhet në një postim të saj.
Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, me aprovimin e familjarëve të Parashqevi Simakut, ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale. Ai ka rrëfyer disa gjëra në lidhje me divorcin e këngëtares me ish-bashkëshortin Robert Nolfe, me të cilin ka një djalë, Luke.
Ilirjani ka lexuar një deklaratë të gjatë të bërë nga Robert Nolfe, i cili ka hedhur dritë mbi arsyet e ndarjes nga këngëtarja, si dhe arsyet se përse gjykata vendosur që kujdestarinë e djalit t’ia jepte atij.
Sipas deklaratës së Nolfe, ai tregon se në hapat e parë të divorcit, ai nuk ka kërkuar kujdestarinë e djalit, por ka kërkuar që t’a takojë atë vetëm dy herë në javë, dhe si dhe ka pranuar për shumë vite të paguante dhe qiranë e banesës ku jetonte Simaku, gjë që sipas tij, e ka bërë nga viti 2007 kur ka nisur divorci, deri në vitin 2018.
Por dy vite pas ndarjes ai tregon se Simaku nisi të sillej në mënyrë të ashpër me djalin, duke e izoluar atë si nga i ati, është edhe nga jeta sociale, apo dhe nga shkolla.
Sipas tij, ajo refuzonte edhe që t’a dërgonte për kontrolle mjekësore. Këtu ka qenë pika e kthesës që ka bërë që çështja të shkojë në gjykatë, e më pas kujdestarinë t’a fitonte ai.
Këtë rrugëtim, e ka sqaruar më tej biznesmeni i njohur përmes një reagimi në rrjetet sociale.
revista.one/