Gerti eliminohet nga gara, banorët festojnë/ Rozana: Urime të gjithëve, ka Zot!

Gerti eliminohet nga gara, banorët festojnë/ Rozana: Urime të gjithëve, ka Zot!

January 29, 2025 0

Gert Ferra lë shtëpinë e Big Brother, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij për çmimin e madh. Vendimi i publikut është pritur me ngazëllim dhe brohoritje nga banorët, të cilët kanë uruar njëri-tjetrin për këtë moment.

Gjatë përcjelljes së banorit te dera e kuqe shtëpia është ndarë në dy pjesë, njëra që ka vendosur të respektojë ritualin duke e shoqëruar banorin pas eliminimit nga gara dhe pjesa tjetër; Livia, Rozana, Valbona, Laerti dhe G Bani shijonin momentet e largimit të tij. Ndërsa për Rozanën ‘ka Zot’, Livia e gëzuar ka vendosur të festojë me një kërcim dhe më pas të përqafojë G Banin.

Livia: Pooo…

Rozana: Uh Zot i madh, ka Zot!

Livia: Ik tani ciao, ciao. Gerta të iku një ushtar.

Valbona: Mirupafshim, mirupafshim…

Livia-Gertit: Mirupafshim ushtar i kauzave të gabuara.

Rozana: Kjo është për babin tim që ma ka kthyer përmbys aty ku është.

Egli: Urime të gjithëve.

Rozana: Urime të gjithëve. Atë që më ka thënë për babin që kam gjithë ato vite pa e parë nuk ja fal, për dritën e syve.

Më herët, Gerti dhe Livia kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin sa i përket gjuhës së tij denigruese të përdorur ndaj banores kur tha “ti je turp i shoqërisë, ke ardhur këtu për të pastruar imazhin”.

Ndërsa Livia e konsideroi Gertin një burracak që nuk pranon ofezat që ka hedhur në drejtim të figurës së saj, Rozana dhe G Bani u shprehën se përveç fjalorit denigrues, aktori ka pasur edhe sjellje të pahijshme ndaj banores. Gjithë situata ka bërë që Livia të shpërthej në lot.

Livia: Ka dashur gjithmonë të më blejë, më thoshte hiqu nga Rozana.

Gerti: Nuk është e vërtetë.

Rozana: Ti mendon se nuk shikohen gjërat! Ti kujton se atë që krijon në kokën tënde, mund të vish ta thuash në Prime.

Ledion: A ke ti konsideratë për Livian?

Gerti: Sigurisht që jo. Kam dëshirë ta shoh të lirë.

Livia: Aq sa më shan…

G Bani: Sa herë kalon Livia, Gerti bën komente dhe e sheh në mënyrë agresive.

Rozana: I ke thënë hajde te Lali, kur ke qenë gjysmë i zhveshur.

Laerti: Debate që nuk i përkasin Big Brother VIP, me atë fjalor që përdor.

Sipas Livias, Gerta është një shembull denigrues dhe loja e saj për ta nxjerrë atë nga shtëpia është të thotë çdo herë që je nën strehën e Rozanës. E ndalur te Gerti, Livia e pyet drejtpërdrejt: “Çfarë kam bërë unë në atë emision (Përputhen) që këtu paskam ardhur në Big Brother për të pastruar imazhin tim?!”

Livia: Gerta Gixhari ofendon, ti je një shembull denigrues. Loja e saj për të eliminuar mua është të thotë çdo herë që jam nën strehën e Rozanës, ndërkohë që është parë se unë në asnjë moment nuk kam hyrë në mbrojtje të Rozana Radit.

Gerta: Çfarë thua moj?!

Livia: Kur e kam mbrojtur?

Gerta: Jo më larg se sot ti kishe situatën me Gertën, Rozana erdhi dhe ndërhyri në situatën tënde ndërkohë që ti u shmange totalisht.

Livia: Ti e ke sëmundje Rozanën, mbaron për të. Gerta Gixhari është pikërisht ajo pasqyra që kur më drejton mua fjalët paterica, zari…

Ledioni: Pra ti për Gertën ke zero konsideratë?

Livia: Po, sepse është një figurë që denigron personat.

Ledioni: Po për Jozin?

Livia: Ai e di që unë jam rritur pa baba, sepse ne kemi bërë një prezantim në ditët e para në Big Brother kështu dhe më ka thënë që ato fjalë nuk do ti dëgjosh kurrë. Tani si ka mundësi që vjen dhe mi thotë mua këto gjëra. Jozi është një person shumë tendencioz, hedh një kunjë dhe pastaj nuk ka pikën e burrërisë të mbajë përgjegjësi për atë që thotë.

Ledioni: Ndërkohë ti ke pasur një shkëmbim të ashpër me Gertin për shkak se ka shprehur diçka në lidhje me imazhin tënd. Sikur ti ke ardhur në Big Brother për të pastruar imazhin.

Gerti: Jo, jo… Ditën e tretë timen kur kam ardhur këtu jam ulur te ‘veza e së vërtetave’ dhe e pyeta, moj të ka ardhur dhëmbsuri ty për atë vajzë kur e pe në atë gjendje atje sepse po akuzohesh për një gjë që nuk mund ta besoj se një nënë me dy fëmijë të ketë këtë lloj shpirti që po të akuzojnë ty. Mu këput shpirti më tha, dhe unë po të isha kaq e keqe do t’i kisha shkuar nga mbrapa…Unë tha këtë gjë e kam sqaruar. Kur të kam folur unë ty sot, të kam thënë që ti njihesh për atë gjë, ashtu sikurse unë njihem për aktor. Për të bërë një diferencim mes nesh.

Livia: Për çfarë jam njohur?! Më ke thënë ‘turp i shoqërisë’.

Gerti: Jo, nuk të kam thënë kurrë.

Livia: Më ke thënë se arsyeja që unë jam njohur është ‘turp i shoqërisë’. Pra, të njihesh për atë që njihem unë është turp i shoqërisë?

Gerti: Jo, jo…

Livia: Pse e mohon, o burracak.

Gerti: Të lutem pse ma vë këtë gjë në gojë?! Të kam thënë teksualisht që ty të njohin për atë emision dhe këtë informacion e kam nga Gerta Gixhari.

Livia: Çfarë kam bërë unë në atë emision që këtu paskam ardhur për të pastruar imazhin tim?!

Gerti: Po nuk e ke këtë rëndësi për mua moj vajzë, se ke këtë rëndësi për mua.

Ledioni: Gerti, ke ti një konsideratë për Livian?

Gerti: Sigurisht, ka pasur një moment që më ka ardhur te lavanderia dhe më ka thënë nuk di se çfarë po ndodh me mua dhe me Rozanën.

Livia: S’ka qenë ashtu fare, ai mundohet të blej te unë për Rozanën.

Gerti: Unë të kam thënë gjithmonë që krijo identitetin dhe figurën tënde.

Ledioni: Gerti, nuk iu përgjigje pyetjes time. A ke apo jo konsideratë për Livian?

Gerti: Sigurisht që po, pata një konsideratë por që në momentin kur e pash të atashuar me Rozanën ndryshova mendim. Kur ajo filloi të kërkonte një çlirim, pata një konsideratë sepse më vjen mirë të shoh njerëz që kanë një mendim të lirë.

revista.one/