“Meqë jeni sjellë si shpellarë”/ Hapet zarfi i zi, 4 banorët që thyen rregullat futen në ‘shpellë’

“Meqë jeni sjellë si shpellarë”/ Hapet zarfi i zi, 4 banorët që thyen rregullat futen në ‘shpellë’

January 29, 2025 0

Hapet zarfi i zi. “Vëllai i madh ka konstatuar se disa prej jush, në mënyrë të përsëritur, nuk kanë zbatuar rregulloren e ‘Big Brother VIP’. Sjellja nga ajo që pamë janë rreptësisht të ndaluara në një format që ndiqet nga miliona shqiptarë në të gjithë botën. Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka vendosur që G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana, me qëllimin e reflektimit dhe përmirësimit të sjelljes së tyre, nga ky moment deri në një kohë të pacaktuar, do të jetojnë në një pjesë tjetër të shtëpisë”, ishte përmbajtja e zarfit të zi.

Katër banorët u dërguan në një ‘shpellë’, meqë “janë sjellë si shpellarë”, sikurse u shpreh moderatori Ledion Liço. Po ashtu, G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana janë në një nominim me njërin tjetrin dhe në shtëpi do të rikthehen vetëm tre prej tyre, pasi të shtunën njëri eliminohet.

Ndërkohë, një zinxhir shpëtimi është iniciuar në shtëpi për t’iu siguruar banorëve buxhet për cigaret. Zinxhiri i shpëtimit është nisur nga Danja si lidere e shtëpisë dhe banorët kanë bërë maksimumin për të shpëtuar personat me të cilët kishin më tepër afrimitet, duke menduar se kishte të bënte me nominimin dhe dyshja e fundit do të shkonin në televotim ‘kokë më kokë’.

Danja shpëton Aldon, Aldo shpëton Gertën, Gerta-Klajdin, Klajdi-Laertin, Laerti-Rozanën, Rozana-Livian, Livia-Valbonën, Valbona-Jozin, Jozi-Loredanën, Loredana-G Banin.

Dy të fundit, të pazgjedhur për tu shpëtuar, ngelen Gesti dhe Egli. Të pyetur se si ndiheshin që nuk u zgjodhën, Egli tha: “Fare e surprizuar sepse e kanë treguar veten.”

Ka qenë e pritshme. Në rregull jemi, unë e prisja, çfarëdo që të ndodhi do ta presim bashkë. Këto shihet sa kanë frikë”, tha Gjesti.

Në përfundim, Ledioni u ka rrëfyer banorëve se zinxhiri ishte për të organizuar një lojë dhe dy banorët që mbetën të fundit, do të luajnë me top për të fituar cigaret.

revista.one/