Xheneta e ftuar në Fan Club me Heidi Bacin, pyetet për Gjestin dhe Eglin

Xheneta e ftuar në Fan Club me Heidi Bacin, pyetet për Gjestin dhe Eglin

February 9, 2025 0

Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar në ‘Fan Club’ me Heidi Bacin, ku ka folur sërish për Gjestin dhe lojën e tij brenda.

Ajo po ashtu ka sqaruar për publikun se nuk do të futet në këtë format pasi e ka përfunduar një eksperiencë të tillë.

Ish-finalistja e BBVK thotë se nuk i beson Gjestit dhe se duhet të ishte i sinqertë me të.

“Një Big Brother e kam mbyllur, nuk kam dëshirë t’i përsëris gjërat. Më e mirë është për mua që me i vazhdu sukeset e mia dhe ata që janë brenda të luajnë dhe jo me i përmend emrat e tjerë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Është dashur të sqarohet me mua, të jetë transparent me mua. Të jetë i sinqertë dhe transparent të deklaroj që mua nuk më ka dashur asnjëherë. Gjithmonë i ka përdorur ndjenjat dhe ato filmat që e luan Mehmet Kosovën, të mos e bëj”.

Mes tjerash, Xheneta shtoi: “Për mua ka pasur vetëm tërheqje fizike, nuk i besoj aspak”.

Ish-konkurrentja nuk do që të ketë përballje e asnjë kontakt me të.

Atmosfera u tensionua që në fillim kur ajo pati një përplasje me Ronaldo Sharkën, ende pa nisur mirë intervista.

Ronaldo e provokoi direkt për marrëdhënien e saj me Gjestin, duke e lidhur atë me eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova.

Biseda u ndez kur Heidi i drejtoi pyetjen e parë Xhenetës.

Heidi: “Ti ke filluar eksperiencën tënde në She’s on Top, ku ke pasur komente edhe jo aq të këndshme. Cili është çelësi për të rifituar përkrahjen e publikut dhe ngrohtësinë e tij në kohë?”

Pa pritur përgjigjen e Xhenetës, Ronaldo ndërhyri: “Gjesti.”

Xheneta: “M’fal?”

Ronaldo: “Gjesti thashë! Tha kush është çelësi, thashë ndoshta është Gjesti.”

Heidi: “Ta dëgjojmë të lutem, Ronaldo.”

Xheneta: “Pse në She’s on Top ka qenë Gjesti?”

Ronaldo: “Më fal, zemër?”

Xheneta: “Ka qenë në She’s on Top Gjesti?”

Ronaldo: “Atëherë, zemër, pyetja ishte cili ishte çelësi për të rifituar dashurinë e publikut pas komenteve në She’s on Top, ndoshta është Gjesti.”

Duke e ndjerë situatën të tensionuar, Xheneta reagoi: “Në qoftë se kam nevojë për avokat, të marr, zemër. Vetëm më lejo të flas, nuk jam këtu të flas për ty.”

Ronaldo nuk u ndal me provokimet dhe e pyeti me ironi: “Sa është rroga?”

Xheneta: “S’e di sa ia vlen të të paguaj ty.”

Ronaldo: “Me sigurime? Relaksohu zemër, Gjesti është pak metra andej.”

Xheneta: “Unë jam Xheneta, te Gjesti shko fol te Gjesti.”

Ronaldo: “Patjetër, unë jam Ronaldo Sharka”.

 Ronaldo sugjeroi se Xheneta po krijon aludime me postimet e saj, duke lënë të kuptohet se mund të hyjë në BBVA.

Xheneta e revoltuar: “Mos gënje! Në cilin postim e kam shfrytëzuar?”

Ronaldo: “E ke bërë duke hedhur postime sikur je në Tiranë.”

Xheneta: “Unë kam shumë projekte që më presin në Tiranë edhe në Kosovë.”

Ronaldo: “Projekte nuk janë reklamat e Instagramit, as kremrat që reklamon.”

Xheneta: “Në postimin tim në Tiranë, ku përmendet Gjesti?”

Ronaldo: “Nga e keni gjetur, pashë Zotin?”

Xheneta: “Nga të kanë gjetur ty, zemër, sepse paske ardhur nga rruga këtu.”

Në këtë moment, debati u bë edhe më i tensionuar kur Ronaldo përmendi përjashtimin e Xhenetës nga televizioni.

Ronaldo: “Po ty të kanë përjashtuar për dhunë fizike, moj zemër.”

Xheneta: “Po, sepse më kanë sharë nënën.”

Ronaldo: “Je agresive, mi shpirt. A di cili është skenari yt? Skenari i Xhenetës është i ngjashëm me atë të Big Brother 1-shit, ku Bora Zemani u ballafaqua me Donaldin në shtëpi. Zemër, Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani.”

Kjo deklaratë ngjalli reagime shumë të ashpra te Xheneta.

Në fund të intervistës, Heidi i drejtoi Xhenetës një pyetje mbi raportin e saj me Eglin, duke i kërkuar të konfirmonte nëse e njihte jashtë shtëpisë.

Xheneta e mohoi kategorikisht këtë: “Unë nuk e njoh Eglin personalisht. Kam marrë pjesë në një videoklip ku do të ishte edhe ajo, por kushti im ishte që të jem vetëm unë.

Tutje ajo tha: Nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk kam pasur kurrë kontakt me të. Nëse ajo e ka marrë diçka personale, unë nuk e di.”

Pavarësisht debatit të ashpër, Xheneta qëndroi e vendosur në qëndrimet e saj, duke mohuar çdo raport me Eglin dhe duke shmangur përplasjet me Ronaldon.

revista.one/