“A ka shpirt ky njeri”, Egli qan në krahët e Rozanës pas injorimit të vazhdueshëm nga Gjesti
February 14, 2025Situata mes Eglit dhe Gjestit është tensionuar ndjeshëm në shtëpinë e Big Brother, duke sjellë një moment të rëndë për banoren.
Pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të komunikuar me të, Gjesti ka zgjedhur ta injorojë plotësisht, duke mos i kthyer asnjë fjalë. Ky qëndrim i ftohtë ka ndikuar ndjeshëm tek Egli, e cila nuk ka mundur të përmbajë emocionet.
Teksa ndodhej në dhomën e grimit, ajo shpërtheu në lot në krahët e Rozana Radit, duke shprehur dhimbjen e saj me fjalët: “Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”.
Ndërkohë, Gjesti vazhdonte të qëndronte indiferent, i ftohtë dhe i largët, duke hekurosur qetësisht, pa reaguar fare ndaj lotëve të saj.

Ky moment ka prekur shumë ndjekës të formatit, të cilët kanë shpërthyer me komente në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tyre për Eglin dhe duke kritikuar qëndrimin e pandjeshëm të Gjestit.
Një tjetër episod i dhimbshëm ka ndodhur në jetën e Eglit, ku ajo është shfaqur e vetme në oborr, duke qarë dhe duke u ndier e lënduar pas injorimeve të vazhdueshme nga reperi i njohur Gjesti.
Ky moment është kapur dhe shpërndarë në rrjetet sociale, ku fansat kanë qenë të tronditur nga sjellja e reperit ndaj Egli-t, duke shfaqur një anë të panjohur të marrëdhënies së tyre.
Pas disa ditësh të tensionuara mes dyshes, Egli ka tentuar të flasë dhe të sqarojë gjërat me Gjestin, duke kërkuar që të komunikojnë dhe të ndalojnë mospërgjigjet që kishin çuar në një atmosferë të ngarkuar.
Gjesti, i cili më parë kishte pasur një marrëdhënie të afërt me Egli-n, është përballur me akuza nga ajo, duke e quajtur një lojtar që ka luajtur me ndjenjat e saj.
Kjo ka qenë arsyeja e dyshimit dhe pakënaqësisë së Egli-t, e cila tashmë ka shfaqur qartazi se ka qenë e lënduar nga veprimet e tij.
Në një përpjekje për të rikthyer komunikimin dhe të zgjidhur keqkuptimet, Egli ka tentuar vazhdimisht t’i flasë dhe të shprehet, por përgjigjet që ka marrë janë të pastra injoranca.
Ky trajtim i ashpër ka lënë një shenjë të thellë te Egli, e cila është shfaqur e vetme dhe e trishtuar.
revista.one/