Kapërceu murin e shtëpisë së BBVA, lexohet vendimi/ Gjesti: Egli po më rri gjithë kohës nga pas, ndihem keq
March 2, 2025Pas thyerjes së rregullave të Big Brother nga Gjesti, i cili kapërceu murin rrethues, po ashtu të monitoruar nga kamera, banori ka marrë zarf të zi.
Në spektaklin e sotëm është lexuar vendimi.
Vëllai i Madh njofton Gjestin se si pasojë, çmimi i madh për të nëse e fiton këtë garë, do të përgjysmohet dhe do të jetë 50 mijë euro.
Më pas ai u pyet nëse do apo jo të vazhdojë lojën, dhe Gjesti pranoi duke thënë se nuk e bën për para, por për dashurinë e publikut.
Ndërkohë, për herë të parë janë publikuar pamjet e kapërcimit të murit të shtëpisë së Big Brother nga Gjesti pak ditë më parë.
Mbrëmjen e sotme ai ka treguar arsyen se përse e bëri atë veprim.
“Ka ditë që jam i ngarkuar, kam më shumë ditë se të gjithë në izolim dhe njëkohësisht po mbaj dhe ngarkesën e dy banorëve brenda. Është puna dhe me Eglin, që ka kanë bërë disa gjëra të ndjehem keq. Ka qenë një moment shumë i vështirë që e bëra atë gjest. Nuk dua të shikoj një vajzë gjithë kohës që qan për mua dhe jepet pas meje. Më bën të ndihem shumë keq. E kam pasur dhe jashtë një situatë me një vajzë, që ka shkuar dhe në një gjë edhe më të keqe.
Jam i ngarkuar dhe i lodhur, pata një ngushtim në zemër, doja thjeshtë për të parë më shumë. I kërkoj falje publikut dhe familjes time, keni marrë masat dhe ju, kam fol me psikologen”, tha ai.

revista.one/