Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, katër të rinj digjen brenda makinës, që u përplas me një betoniere
March 20, 2025Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Prezë (rrethinë e Tiranës) gjatë orëve të vona të së mërkurës.
Një automjet është përplasur me një betonere dhe si pasojë kanë humbur jetën katër persona, raporton euronews.al
Si pasojë e përplasjes së rëndë, makina që u përplas me betonieren ka shpërthyer në flakë dhe katër personat janë djegur brenda.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.
Njoftimi i policisë
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur për së gjalli brenda mjetit.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

revista.one/