“Të bëjmë dashuri?”, Egli- Gjestit: S’është përgjegjësia ime që ti ke 6 muaj pa bërë

“Të bëjmë dashuri?”, Egli- Gjestit: S’është përgjegjësia ime që ti ke 6 muaj pa bërë

April 4, 2025 0

Një moment argëtues dhe plot humor u zhvillua mes Gjesti dhe Eglit, teksa ata u përfshinë në një bisedë të pazakontë.

Gjesti, me këmbëngulje, nuk e lejonte Eglin të hynte në dhomë, duke kërkuar nga ajo një puthje.

Gjesti, me një qëndrim lozonjar, i tha Eglit: “Puthëm!”

Por, Egli nuk ishte aspak e impresionuar nga insistimi i tij dhe iu përgjigj me ton të prerë: “Më lër të marr make-upin!”

Gjesti vazhdoi me këmbënguljen e tij, duke u ankuar në mënyrë dramatike: “Më ka kapur për t’u puthur!”

Egli, pa u ndikuar aspak nga sjellja e tij, i tha me një dozë ironie: “Ik puthu me vaskën!”

Pavarësisht refuzimeve të saj, Gjesti nuk u dorëzua dhe me humor vazhdoi të dramatizonte situatën: “Jam duke vdekur, më ka kapur për t’u puthur!”

Por Egli, e qetë dhe e prerë, i dha një përgjigje: “Kujt po i intereson, more djalë?”

Në një moment të papritur, Gjesti vendosi të bëjë një rrëfim personal, duke shtuar: “Ej, që gjashtë muaj s’kam bërë seks!”

Kjo deklaratë bëri që Egli të reagonte edhe më ashpër, duke e trajtuar situatën me humor dhe indiferencë totale: “O idiot, kjo nuk është përgjegjësia ime! Dil jashtë, bëj seks, je në terezi? Ç’po më duhet mua?”

Duke parë që situata nuk po ndryshonte, Egli vendosi ta mbyllte njëherë e mirë këtë debat absurd, duke treguar derën dhe duke e nxitur të largohej: “Dil more, këtu ke derën! Hape, dil, ik, dhe bëj ç’të duash!”.

Pjesë nga debati i tyre:

Egli: O injorant, s’është përgjegjësia ime që ke ti gjashtë muaj pa bërë seks, je idiot, a po bën vetë, mos i jep gojës.

Gjesti: Ti mua më pëlqen.

Egli: Mos i jep gojës.

Gjesti: Më pëlqen, ti s’po më lë.

Egli: Thirri mendjes, ore.

Gjesti: Po s’je duke më lënë, çka të bëj?

Egli: Çka të të lë ty, ore?

Gjesti: Të të puth.

Egli: Po ik ore budalla!

Gjesti: Tani prej puthjes nxehet situata, tani s’ka kush e ndal. Të bëjmë dashuri, a po bëjmë dashuri?

Egli: O idiot, boll po të them! Edhe një herë, mbylle gojën. Stop!

Gjesti: E kam seriozisht.

Egli: Mbylle. Çfarë dashnie do të bësh, ku do ta bësh, me kë?

Gjesti: Në Big Brother. Gjeje me kë do.

Egli: Ik, budalla.

Gjesti: Mos ma bëj mua “ik o budalla”.

Egli: Ta bëj që ç’ke me të. Mos i jep gojës.

revista.one/