“Kam hyrë pa skemë”, Laert Vasili dhe Egli Tako para banorëve: Meritoj të jem në finale
April 8, 2025Egli Tako dhe Laert Vasili kanë qëndruar përpara banorëve për t’i bindur se përse meritojnë finalen.
Banorja ka renditur arsyet se përse meriton të jetë në finale dhe se si ka qenë kjo garë për të.
“Së pari një herë mendoj se e meritoj finalen sepse më vjen turp të jem në finale, kjo është arsyeja parësore. Sepse të jesh në finale të gjithë do të komentojnë se ke bërë një lojë, ke bërë lojë të fortë. Dhe për mua asnjë ditë këtu e jetës time nuk ka qenë lojë”, u shpreh ajo.
Më tej theksoi: “Njësoj si Laerti, edhe unë nuk jam studiuese e madhe e këtij formati kam ndjekur aty këtu Primet e edicioneve të kaluara. Kam njohur personazhet vetëm kaq. Në aspekt tjetër nuk kam studiuar asnjë lojë këtu brenda”.
Edhe Laerti thotë se ka nisur Big Brother-in pa asnjë strategji, pa menduar ndonjë skemë.
“Unë mendoj që e meritoj të shkoj në finale për arsyet e mëposhtme, e para kam bërë një Big Brother pa patur asnjë strategji apo skema të ndryshme të cilat shpeshherë i kemi dëgjuar në shtëpi edhe kur i kemi zbuluar, janë thënë ishin lojë. Unë nuk kam pasur një rrugëtim të tillë”, u shpreh ai.

revista.one/