Reagimi i ftohtë i Rozana Radit pas incidentit në BBVA dhe pritja e Gjestit nga banorët kur u kthye në shtëpi

Reagimi i ftohtë i Rozana Radit pas incidentit në BBVA dhe pritja e Gjestit nga banorët kur u kthye në shtëpi

April 13, 2025 0

Në një prej episodeve më të tensionuara dhe tronditëse të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, një moment dhune live tronditi publikun, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin, duke shkaktuar tronditje mes banorëve dhe shikuesve.

Reagimet e menjëhershme të banorëve qenë të ndryshme. Gerta bërtiti nga tronditja, ndërsa Egli vrapoi menjëherë për të kërkuar ndihmë nga produksioni. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte sjellja e Rozana Radit, finaliste e këtij edicioni, e cila qëndroi krejtësisht e qetë.

Pas rikthimit të tij, atmosfera ndryshoi krejtësisht. Finalistët Rozana, Egli dhe Laerti e pritën me brohorima dhe përqafime.

Egli ishte e para që i doli përpara dhe e përqafoi me ngrohtësi, ndërsa Rozana brohoriti me entuziazëm: “Finalistët!” duke treguar se tashmë grupi ishte i plotë dhe Egli ishte e fundit që i bashkohej finales.

Interesant ishte fakti që Gjesti nuk e dinte për hyrjen e Eglit në finale, pasi ndodhej jashtë për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, sjellja e Rozanës ngjalli diskutime – ndryshe nga momenti kur ndodhi incidenti me Jozin, ku ajo nuk reagoi dhe qëndroi e ftohtë, kësaj here ajo nuk përmbajti emocionet dhe kërkonte me çdo kusht të përqafonte Gjestin.

Nga ana tjetër, Laerti e mori Gjestin në krah në një festë simbolike për të shënuar përmbylljen e rrugëtimit dhe hyrjen në finalen e madhe.