Pavarësisht dhunës në Big Brother, Jozi fiton afro 12 mijë ndjekës më shumë

Pavarësisht dhunës në Big Brother, Jozi fiton afro 12 mijë ndjekës më shumë

April 14, 2025 0

Edhe pse një incident i rëndë dhune ndodhi gjatë natës gjysmëfinale të Big Brother VIP Albania 4, duket se pasojat për Jozefin Markun – të njohur si Jozi – nuk kanë qenë vetëm negative.

Përkundrazi, në rrjetin social Instagram, ai po përjeton një rritje të konsiderueshme të ndjekësve. Para incidentit, Jozi kishte 56,500 ndjekës, ndërsa sot profili i tij numëron 71700 ndjekës.

Kjo do të thotë se ai ka fituar 12200 ndjekës më shumë brenda një periudhe shumë të shkurtër dhe përkundër një momenti që tronditi publikun dhe vetë produksionin.

Kjo rritje ka ngjallur reagime të përziera. Komentet negative nuk kanë munguar – ndjekës që dënojnë aktin e dhunës dhe që kërkojnë që figura të tilla të mos marrin më hapësirë në ekran. Por, në të njëjtën kohë, ka edhe një realitet tjetër që pasqyrohet: ai i shifrave në Instagram, që flasin për një interes të rritur ndaj personazhit të përfolur.

Në raste të tilla, lind natyrshëm pyetja që shpesh përmendet në botën e spektaklit dhe rrjeteve sociale: Ishte skandal apo marketing?

Sado e papranueshme të jetë një sjellje e tillë, duket se vëmendja mediatike që e shoqëroi incidentin i ka kthyer një formë “fitimi” virtual Jozit – një fenomen që ngre shqetësime për mënyrën si audienca e sotme konsumon dhe shpërblen përmbajtjen, pavarësisht nga morali ose ndikimi social.

https://twitter.com/albaniainsider/status/1911187751996715138

revista.one/